LAJMI I FUNDIT:

Kurti nga Brukseli: Dialogu mund të ketë më shumë sukses në muajt dhe vitet në vijim, sesa në dekadën që shkoi

Kurti nga Brukseli: Dialogu mund të ketë më shumë sukses në muajt dhe vitet në vijim, sesa në dekadën që shkoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kurti ka thënë se do të ketë një takim me liderët e opozitës për të diskutuar për një platformë dialogu me Serbinë.

Kurti tha se do të shqyrtohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani nga qeveritë paraprake.


“Do të bëjmë një lloj skanimi për marrëveshjet e arritura nga e kaluara. Në bazë të dokumenteve del se kemi nga 15 deri në 53 marrëveshje”.

Kurti thotë se opozita e di qëndrimin e tij në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Opozita e di se nuk ka një trashëgimi të lëvdueshme në dialog në mënyrë që të vazhdojmë me kontinuitet. Ne jemi për dialog parimor ku Kosova do të jetë palë e barabartë në tavolinë”.

I pari i qeverisë

“Me një sinkronizim me SHBA dhe BE-në dialogu mund të ketë një të ardhme më të mirë në muajt dhe vitet në vijim se që ishte rasti në gjithë këtë dekadë”.

Kurti u shpreh se gjatë kësaj darke theksi i diskutimit ishte raporti i Ballkanit Perëndimor me BE-në.

“Me këtë rast të gjashtë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku theksi ishte raporti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, folën për nevojën e afateve në të ardhmen në mënyrë që sa më shpejt të gjitha vendet të avancojnë në integrimin evropian”, tha Kurti.

Ndërkaq, sa i përket kërkesave të Kosovës, Kurti tha se ka theksuar çështjen e liberalizimit të vizave dhe investimeve në ekonomi.

“Kam vënë theksin te çështja e nevojës për liberalizim të vizave për Kosovën por kemi nevojë edhe për investime në ekonomi të cilat në përgjithësi e zvogëlojnë emigrimin dhe e rrisin punësimin për rininë”, tha Kurti para medieve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori