LAJMI I FUNDIT:

Kurti ishte pjesë e Orës së Kodimit në ShML “Gjin Gazulli”

Kurti ishte pjesë e Orës së Kodimit në ShML “Gjin Gazulli”

Në përfundim të Javës së Kodimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, sot ishte dëshmitar i zhvillimit të një ore kodimi në Shkollën e Mesme të Lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Duke parë demonstrimin mbresëlënës të nxënësve të kësaj shkolle, kryeministri Kurti falënderoi për angazhimin në përvetësimin e gjuhës së të ardhmes, në kodim, nxënësit nga më të vegjlit deri tek ata që janë gati të nisin udhëtimin e tyre profesional.


“Në këto pesë ditë, ju nuk keni mësuar vetëm të shkruani rreshta kodi, por keni filluar të mendoni gjithnjë e më shumë në mënyrë kompjuterike e algoritmike, t’i zgjidhni problemet në mënyrë kreative dhe të bashkëpunoni në mënyrë efikase”, tha kryeministri drejtuar nxënësve, transmeton Telegrafi.

Me mbi 400 ngjarje kodimi në gjithë vendin tonë, përfshirë mbi 300 shkolla dhe mijëra orë kodimi, kryeministri shprehu optimizmin për suksesin që do ta kemi gjithnjë më të madh në të ardhmen pasi që kjo javë shpërfaq një shenjë të qartë të pasionit dhe entuziazmit së rinisë sonë për teknologji.

Si rrjedhojë e këtij potenciali dhe interesimi, kryeministri Kurti bëri të ditur se që nga viti shkollor akademik 2024/2025, nga klasa e parë e shkollës fillore ashtu siç e mësojnë gjuhën shqipe, nxënësit do ta mësojnë edhe gjuhën e kodimit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e fokusuar në transformimin digjital, sepse kësisoj edukimi bëhet i lehtë dhe më cilësor, dhe siç tha kryeministri e rritë edhe llogaridhënien, efikasitetin, produktivitetin e transparencën në të gjitha strukturat dhe proceset, në sektorin privat dhe në atë publik.

Nga data 13 deri me 17 nëntor, në kuadër të Javës së Kodimit, organizuar nga MAShT-i në bashkëpunim me ShPIK dhe Code.org, nxënësit mësuan shkathtësi të kodimit me anë të qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori