LAJMI I FUNDIT:

Kurti: UP institucioni që kontribuoi shumë në shtet-ndërtimin e Kosovës

Kurti: UP institucioni që kontribuoi shumë në shtet-ndërtimin e Kosovës

Në shënimin e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, institucion ky arsimor i cili u konsiderua si ikonik dhe i pazëvendësueshëm për historinë politike dhe nacionale të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se demonstratat qytetare, por as lufta për liri nuk mund të mendohet e lërë të studiohen pa Universitetin e Prishtinës.


Sipas tij, ky universitet i cili sot feston 53-vjetorin e themelimit të tij ka kontribuar shumë në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Madje Kurti theksoi se nuk ka pasur intelektual, akademik e politikanë që nuk ka kaluar nga bankat e këtij universiteti.

“Si vendi ku studiohet unversjalja – universiteti e ka në imanenten e tij publiken, pra edhe politikën. Pra, themelimi i një universiteti është gjithmonë edhe një akt politikë… Sot në shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk ka institucion me rol dhe kontribut më të madh se Universiteti i Prishtinës, andaj teksa kremtojmë ditëlindjen e universitetit tonë ne kremtojmë vetë rritjen tonë si shtet…Dekada e pestë e UP qe dekadë e konsolidimit e digjitalizimit dhe e modernizimit, dekada e gjashtë e Universitetit të Prishtinës uroj të jetë dekadë e përplotësimit të mëtutjeshëm me praktika mësimdhënie të avancuara me studentë të përkushtuar e shembullor me hulumtime shkencore si dhe publikime e botime edhe ndërkombëtare si dhe me kontribut të vazhdueshëm në sferën publike në shoqërinë e shtetin tonë“, u shpreh Kurti.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi u shpreh se ky institucion arsimor është ikonik dhe i pazëvendësueshëm për historinë politike, institucionale dhe nacionale të vendit.

Qerimi u shpreh se misioni i Universiteti të Prishtinës është gjetja e të vërtetës përmes argumenteve dhe kërkimeve.

“Për të kujtuar dhe festuar ditën e themelimi të këtij institucion ikonik dhe të pazëvendësueshëm për historinë politike, ekzistencën institucionale dhe dinjiteti nacional të këtij vendi… Njerëzitë që kërkojnë dhe krijojnë dije kanë lidhje të posaçme që shtrihet në kohë e hapësirë, por në kohët që po ndryshojnë dhe po ndryshojnë shumë e shpejt duhet të rishohim pozicionin tonë në mënyrë që mund të vazhdojmë të jemi burim i fuqisë dhe qëndrueshëmërisë sonë politike dhe ekonomike e në mënyrë të veçantë që të vazhdojmë të shërbejmë si një qendër e mundësive e përvojave arsimore të të rinjve dhe rejave tona në përputhjet me talentet edhe aspiratat e tyre. Përtej rolit më të gjerë social universiteti ka një mision të përjetshëm dhe të pa ndryshëm që është gjetja e të vërtetës dhe kjo kërkon për pasojë përpjekje të përhershme që të ndriçohet e vërteta na duhet argumente e arsyetimi”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja theksoi se Universiteti i Prishtinës është historia e idealeve të Kosovës për liri dhe dinjitet.

Kraja u shpreh se UP i duhet tani dhe në të ardhmen idealeve të Kosovës.

“Është një histori e jetuar, histori që na bënë të ndihemi që i përkasim botës së emancipuar, botës së dijes e nxënies, artit, shkencës dhe ndriçimit të mendjes. Në të njëjtën kohë UP është histori e Kosovës, histori e idealeve të saj për liri dhe dinjitet për vetë-respekt, subjektivitet shtetëror për realitetin që jetonim dhe ëndrrat që na i vritnin ende pa marr krahë. Kjo histori mbi 50 vjeçare e UP-së na bënë me dije që kemi potencial dhe fuqi të brendshme jemi të motivuar për t’i arritur synimet tona”, u shpreh Kraja.

Gjatë kësaj ceremonie ku merrnin pjesë rektorë nga vendet e rajonitm por edhe studentë të UP-së, u ndan edhe mirënjohje për studentët e dalluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori