Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se nevojitet bashkëbisedim dhe konstruktivitet për t’u gjetur zgjidhja me veteranët e luftës së UÇK-së, që ka të bëjë me Ligjin për pagën minimale dhe kërkesat e tjera të kësaj kategorie.
Kurti, i pyetur të komentojë protestën e paralajmëruar nga OVL-UÇK për datën 26 të këtij muaji, bëri thirrje për bashkëbisedim dhe jo të ketë kërcënime e sulme jashtë e brenda Kuvendit të Kosovës.
“Në veçanti unë ju bëjë thirrje të gjithëve që këto t’i zgjedhim me gjuhën e fakteve dhe të dialogut, jo me kërcënime apo me sulme jashtë kuvendit apo brenda tij. Nuk ka një Qeveri e Republikës se Kosovës, e cila nuk ka shfaqur gatishmërinë, vullnetin, interesimin, për njohjen e mirënjohjen për falënderimin e pafundmë nga kategoritë e dala nga lufta, por duke mos e braktisur të vërtetën. Duke mos partizuar e politizuar. Qartazi zgjidhja mund të gjendet, nevojitet konstruktivitet, nevojitet bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për të përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur me datën 14 shkurt 2021, do të flas sërish në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Kurti.
Kryeministri Kurti tha se duhet të trajtohet çështja e beneficioneve për veteranët e luftës, për të cilat janë të interesuar që të jenë sa më të larta.
“Paralelisht me këtë të kemi edhe një spastrim te listave, sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit tonë të lavdishëm të luftës çlirimtare duke konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së. Qartazi kanë qenë edhe më shumë se 60 mijë, shumë më shumë se 60 mijë pjesëmarrës në luftën çlirimtare, por përafërsisht ka një lloj trefishimi te veteranëve dhe na duhet ta mbrojmë të vërtetën për luftën çlirimtare, por gjithashtu të mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata, të cilët nuk ishin të tillë”, shtoi Kurti.
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishi morën pjesë në punimet, që po bëhen në autostradën Prishtinë-Gjilan, ku vizituan tri llotet./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Zhduket studentja shqiptare në Romë

Hagë: 25 dëshmitarë për 4 vjet e gjysmë për “Thaçin dhe të tjerët”, çka ndodhi me dëshmitarin e fundit?

Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani