LAJMI I FUNDIT:

Nga OVL e UÇK-së thanë se nuk po i takojnë, Qeveria: Kemi kontakte të rregullta

Nga OVL e UÇK-së thanë se nuk po i takojnë, Qeveria: Kemi kontakte të rregullta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku të mërkurën tha se Qeveria aktuale e Kosovës nuk po mban asnjë kontakt me përfaqësuesit e OVL e UÇK-së, duke mos i thirrur as në takime.

E pikërisht në ditën kur erdhi një deklaratë e tillë nga OVL e UÇK-së duket se është mbajtur një takim ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të veteranëve të luftës.


Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një prononcim për Telegrafin tha se takimi i fundit u zhvillua të mërkurën mes këshilltarit të kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta, Aziz Bicit dhe Faton Klinakut.

Pas audio-incizimeve, OVL e UÇK-së paralajmëron protestë, Klinaku: Kjo qeveri që dy vjet nuk po iu jep beneficione veteranëve
Lexo po ashtu Pas audio-incizimeve, OVL e UÇK-së paralajmëron protestë, Klinaku: Kjo qeveri që dy vjet nuk po iu jep beneficione veteranëve

Ai tha se Bici mban kontakte të rregullta me OVL e UÇK-së.

“Këshilltari i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta, Aziz Bici mbanë kontakte të rregullta me veteran të luftës dhe me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Takimi i fundit që është organizuar ndërmjet Aziz Bicit dhe Faton Klinakut është me datë 13.07.2023”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa sa i përket çështjes se disa veteranë se nuk po i marrin benifitet e tyre, e po ashtu edhe gratë e veteranëve të vdekur, Kryeziu tha: “ZÇKDL në kuadër të ZKM-së konfirmon se lëshon vërtetime për veteran. Veteranët marrin benefitet e tyre. Gjithashtu gratë e veteranëve përfitojnë nga benifitet që ju takojnë me ligj. ZÇKDL nuk është e njoftuar as edhe për një rast të vetëm që gratë e tyre nuk pranojnë benefitet që u takojnë…”.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku tha se Qeveria aktuale e Kosovës nuk po mban asnjë kontakt me OVL e UÇK-në, duke mos i thirrur as në takime e as nuk është duke iu dhënë vërtetime veteranëve për të marrë beneficionet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori