LAJMI I FUNDIT:

Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e hapura në ndërmarrjet publike

Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e hapura në ndërmarrjet publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset e hapura në ndërmarrjet publike.

Ai veçanërisht ka ftuar të aplikojnë gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, “për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribuues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme”.


Tutje, Kurti ka thënë se suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi.

“Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve. Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal. Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribuues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme”. /Telegrafi/