LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës

Kurti: Ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria është një nga shtyllat bazë të qeverisjes së tyre.

“Policia e Kosovës, si një institucion që është gjithmonë me të gjithë ne, që nga themelimi i saj ka hapur dyert për dhjetëra gjenerata, djem e vajza, pa dallime në bazë etnike apo fetare. Të gjithë ata shërbejnë sot, me uniformë policie, me besnikëri dhe nder, kudo brenda Republikës”, ka thënë Kurti.


Kryeministri Kurti ka shtuar se “kur jemi para fazës finale të diplomimit të një gjenerate të përbërë nga djem dhe vajza të të gjitha komuniteteve, dhe të cilët janë të gatshëm të fillojnë të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët në vendin tonë, Policia e Kosovës ka hapur derën për qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë për t’iu bashkuar me qëllim që të ofrojnë shërbimet e tyre për qytetarët tanë që jetojnë në komunat në veri të vendit”.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se konkursi është i hapur deri më 26 janar.

“Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë – serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptianë, kroatë dhe malazezë – që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të aplikojnë dhe të angazhohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve brenda komunave në veri të Republikës së Kosovës”.

Mes tjerash Kurti ka potencuar se “Policia e Kosovës është për të gjithë ne, me të gjithë ne dhe në shërbim të të gjithëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë dallime brenda saj apo në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori