LAJMI I FUNDIT:

Kurti falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve

Kurti falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve

Kryeministri Albin Kurti u ka dërguar letër falënderimi ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve.

Në letrën e falënderimit të Kurtit për ministren e Shtetit, Maitha bint Salem Al Shamsi thuhet “Spitali i fëmijëve ‘Sheikha Fatima’, që e inauguruam së bashku, do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit t Tuaj për fëmijët e vendit tim”.


“Na ka gëzuar shumë gatishmëria dhe vullneti Juaj për të mbështetur edhe më tej spitalin e fëmijëve… Do të mirëprisnim investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në fusha të tjera dhe jemi të gatshëm për t’i intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet më tej.

Inaugurohet Spitali i Fëmijëve, falë ndihmës së Emirateve të Bashkuara Arabe
Lexo po ashtu Inaugurohet Spitali i Fëmijëve, falë ndihmës së Emirateve të Bashkuara Arabe

Ndryshe, më 13 shtator është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Spitalit të Fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë, donacion ky i Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori