LAJMI I FUNDIT:

Kurti ende pa emër për ministrin e Shëndetësisë, opozita thotë se ky sektor po shkon drejt kolapsit

Kurti ende pa emër për ministrin e Shëndetësisë, opozita thotë se ky sektor po shkon drejt kolapsit
Foto: Arkiv

Tash e tri javë Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa udhëheqës. Rifat Latifi i cili e mbante këtë pozitë dha dorëheqje më 6 tetor, por Qeveria e Kosovës në vend të tij ende nuk e ka emëruar askënd.

Opozita po e kritikon kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurti që ende nuk e ka emëruar udhëheqësin e ri të sektorit të shëndetësisë, derisa nga ekzekutivi nuk kanë treguar se kur Ministria e Shëndetësisë do të bëhet me zot shtëpie.


KosovaPress ka pyetur Qeverinë e Kosovës se kur pritet të emërojë ministrinë e ri të Shëndetësisë, por nga ekzekutivi deklaruan se kurdo që do të vendoset, do të njoftohen mediat dhe qytetarët.

Sipas tyre, ky dikaster po drejtohet nga Dafina Gexha- Bunjaku, e cila ka përvojë të gjatë në fushën e shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësi aktualisht drejtohet nga ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, e cila ka një përvojë të gjatë në fushën dhe sektorin e shëndetësisë. Sa përket emrit të ri të kësaj ministrie, kurdo që për të të vendoset, do të njoftoheni me kohë”, tha Kryeziu në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu thotë se është papërgjegjësi e Qeverisë që dy pozita kyçe në shëndetësinë kosovare janë me ushtrues detyre, qoftë ajo e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas Haxhiut, ky dikaster është shndërruar në një luftë të grupeve të interesit.

“Është papërgjegjësi e Qeverisë, dy pozita kyçe në shëndetësinë e Kosovës janë me ushtrues detyre pozita e ministritë të Shëndetësisë dhe ajo e drejtorit ekzekutiv të ShSKUK-së, kjo tregon qasjen e kësaj qeveri dhe papërgjegjësinë në udhëheqje të këtij dikasteri…..Shëndetësia jonë nga një prioritet i premtuar i Kurtit është shndërruar në një sektor të luftës së grupeve të interesit të cilat po luftojnë brenda Vetëvendosjes për ta dominuar këtë sektor dhe për të abuzuar dhe përfituar nga situata e rëndë e pacientëve tanë në Kosovë“, theksoi Haxhiu.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, po ashtu thotë se edhe Lista Guxo por edhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shfaqur ambiciet për të udhëhequr me shëndetësinë kosovare, ndërsa kryeministri Kurti po e lë menaxhimin e këtij sektori me ushtrues detyre.

Ai thotë se sektori i shëndetësisë në vend është buzë kolapsit.

“Lista Guxo ka shfaq ambicie për ta udhëhequr këtë sektor, njerëzit tjerë brenda Vetëvendosjes kanë ambicie po ashtu për ta udhëhequr këtë sektor. Lista Guxo në anën tjetër dhe kryeministri vazhdon me ushtrues detyre, nëse është e aftë edhe e zonja ushtruesja e detyrës së ministrit, atëherë le ta emëron Kurti edhe ministër dhe le të dihet kush përgjegjësia dhe llogaridhënia që duhet të jap për sektorin dhe dështimet në shëndetësi, dhe ky sektor sot është buzë kolapsit me ikje të madhe të mjekëve dhe me lista të gjata të pritjes për pacientë, me dhjetëra operacione po dështojnë në ditë në mungesë të anesteziologëve dhe ne nuk kemi as ministër as drejtor të ShSKUK-së nga të cilët do të kërkonim përgjegjësi”, u shpreh ai.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj akuzon Qeverinë e Kosovës se nuk ka vizion për të menaxhuar me këtë sektor të ndjeshëm për shoqërinë.

“Është problem edhe menaxhimi politik që i është bërë këtij sektori në qeverinë Kurti dhe problem tjetër është se nuk kemi ndonjë vizion apo program të qartë se si duhet të punohet ose menaxhohet me këtë sektor që ka të bëjë me çështjet sensive…

Ky lloj dështimi është i papranueshëm dhe ky lloj menaxhimi i tepër i papranueshëm edhe për neve por edhe për të gjithë qytetarët e vendit. Kjo çështje është duke e dëmtuar në vazhdimësi këtë sektor është shndërruar pothuajse edhe në gjendje kaotike dhe të kompetencës, por edhe të përditshmërisë jo vetëm në QKUK në spitalet rajonale, por edhe në përballje me problemet tjera që janë përfshirë tërë sektorin e shëndetësinë që nënkupton marrje të shërbimeve të dobëta, pritje të gjata, mungesë të furnizimit ose të përmbushjes së listës esenciale të barnave “, deklaroi deputeti i LDK-së.

Zemaj i cili po ashtu është anëtar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, thotë se emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë nuk është as në agjendën e Qeverisë.

Kujtojmë që dorëheqja e Rifat Latifi nga pozita e ministrit të Shëndetësisë erdhi disa javë pasi kryeministri, Albin Kurti e themeloi Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili udhëhiqet nga vetë ai.

Latifi në muajin nëntor të vitit të kaluar ishte emëruar si ministër i Shëndetësisë dhe vazhdimisht ishte kritikuar për vizita të shumta jashtë vendit.

Aktualisht këtë sektor të ndjeshëm po e udhëheqë ushtruesja e detyrës së ministrit. Dafina Gexha-Bunjaku.

E para doktor Rifat Latifit dikasterin e shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2, e kishte udhëhequr Arben Vitia.  /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori