LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Osmani përfundojnë takimet me opozitën: Kërkohet konstruktivitet në zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

Kurti e Osmani përfundojnë takimet me opozitën: Kërkohet konstruktivitet në zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit
F

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë përfunduar takimet konsultative me subjektet politike.

Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa.


Në një komunikatë të përbashkët, LVV/Lista e Vjosa Osmanit, thuhet se me të gjitha palët takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive.

“Përgjatë këtyre takimeve, Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional”, thuhet në komunikatë.

Siç njoftohet ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri në përmbylljen e procesit nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti.

Tutje thuhet se në përmbyllje të takimeve, Kurti dhe Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Telegrafi.

Ndryshe, të hënën është caktuar seanca ku pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe krijimi i Qeverisë së re.

Por, ende është e paqartë se a do  të ketë vota të mjaftueshme edhe për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka 19 deputetë të zgjedhur në Kuvend, ka deklaruar përfundimisht se nuk do ta përkrahë Vjosa Osmanin si presidente.

Kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka ritheksuar sot se PDK nuk do të votojë Vjosa Osmanin për presidente, madje nuk do të merr pjesë as në votim.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ndryshe, nga PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 15 deputetë të zgjedhur, ende nuk e ka specifikuar qëndrimin zyrtarë se a do të përkrahë apo jo ish-bashkëpartiaken e tyre, Vjosa Osmani.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet të premten me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente, Vjosa Osmani.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari Ramush Haradinaj i cili në Kuvend është vet i 8-ti deputetë, ka deklaruar se është detyrë e shumicës t’i sigurojnë votat për formimin e institucioneve.

“Detyra jonë nuk është me përkrahë koncentrimin e pushtëve në një dorë. Populli ja ka jep shumicën për krijim të qeverisë, nuk ja ka dhanë 2/3 për Presidentin, është përgjegjësia e tyre me gjetë formulën sesi i bëjnë 2/3, ne si Aleancë do t’i marrim vendimet tona në institucionet tona të partisë”, tha Haradinaj.

Kurti dhe Osmani kanë takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët nuk janë deklaruar fare për medie.

Pra, nuk dihet nëse do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës kur të votohet për Qeverinë e re dhe Presidentin.

Takime janë zhvilluar edhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve tjera në Kosovë, gjashtë prej të cilëve kanë konfirmuar votën për Kurtin dhe Osmanin, ndërsa edhe katër të tjerët kanë thënë se do të vazhdojnë diskutimet.

Votën për e kanë konfirmuar: Duda Balje nga SDU, Elbert Krasniqi nga IRDK, Emilja Rexhepi nga NDS, Erxhan Galushi nga LPRK, Bekim Arifi nga PAI dhe Bahrim Shabani nga Koalicioni VAKAT.

Ndërsa, dy përfaqësuesit e KDTP-së, Fikrim Damka dhe Fidan Jilta, deputeti nga komuniteti goran Adem Hoxha dhe Fadil Gashi nga Iniciativa Rome, kanë thënë se diskutimet do të vazhdojnë.

Në bazë të këtyre deklaratave del që Albin Kurti si kryeministër mund t’i ketë mes 62 deri në 65 vota në Kuvend.

Por, deri më tani situata nuk qëndron kështu me kandidaten për Presidente, Vjosa Osmani së cilës i duhen 80 vota në kuti në raundin e parë, për të vazhduar me raundin e dytë dhe të tretë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori