LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Merkel do të kenë një bisedë përmes telefonit sot pasdite

Kurti e Merkel do të kenë një bisedë përmes telefonit sot pasdite
Foto: Getty Images & Ridvan Silvova

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të kenë një bisedë telefonike pasditen e së hënës.

Situata e krijuar pas paraqitjes së virusit COVID-19, ka qenë shkaku i anulimit të takimit që ishte planifikuar të mbahej sot mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Pas anulimit të takimit, ishte planifikuar që biseda me Kurtit e Merkel të realizohej në formën e video-konferencës e cila po ashtu ka ndërruar format.

Meqenëse, kancelarja Merkel gjendjet në vetizolim, pasi kishte pasur kontakt me mjekun i cili kishte trajtuar personat e infektuar me coronavirus (COVID-19), konferenca me video e planifikuar, tani është reduktuar në telefonatë.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti do të ketë një bisedë telefonike me kancelaren Angela Merkel e cila do të realizohet sot gjatë ditës. Pasi u anulua takimi, dhe ishte planifikuar një video-konferencë, ajo video-konferencë pasi kancelajra Merkel është në vet-izolim, do të realizohet përmes telefonit”, tha Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori