LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Abdixhiku përplasen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Kurti e Abdixhiku përplasen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Replika dhe kundër-replika janë zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij tha se kryeministri më shumë ka biseduar me presidentin e Serbisë për këtë temë se që ka diskutuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës në parlament.


Ai tha se Kurti e pranoi sot Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Asociacioni po bëhet. Këto gjashtë kushte kanë një emër. Janë pjesë e marrëveshjes së vitit 2015”, tha Abdixhiku.

Pas kësaj, ka reaguar Kurti duke thënë se është e padrejtë nga Abdixhiku që të përmendet vetëm një kusht, derisa i ka listuar edhe pesë të tjera.

Kurti tregon gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit
Lexo po ashtu Kurti tregon gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit

“Abdixhiku qëllimisht po deformon fjalimin tim”, tha kryeministri, derisa ripërmendi gjashtë kushtet për zbatimin e Asociacionit.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën por janë edhe pesë kushte të tjera. Ai nuk bën të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin. Çfarëdo të drejte që kanë serbët në Kosovë duhet të kenë edhe shqiptarët në Serbi. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës”, raporton Telegrafi.

Ai thotë se Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Abdixhiku në kundër replikën e tij thotë se Kurti edhe njëherë në fjalimin e tij nuk e mohoi thelbin e problemit.

“Kurti nuk e mohoi themelimin e Asociacionit”, shtoi ai.

Kryetari i LDK-së tutje kritikoi njërën prej kushteve të vendosura nga Kurti, përkatësisht atë për çarmatosjen e veriut.

Abdixhiku tha se kjo nuk është çështje për dialog me Serbinë, por është detyrë e Kurtit dhe organeve të rendit që ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndërsa kryeministri në kundër reagimin ndaj Abdixhikut tha se nuk mund të bëjnë luftë në veri për të hequr armët dhe se kjo çështje preferohet të zgjidhet me dialog.

“Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër edhe i veriut të Kosovës, që heqja e armëve atje është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe organeve të rendit, nuk është çështje e dialogut me Serbinë, a e din këtë gjë? Si është kusht kjo e dialogut?”. Jo 6 por 22 udhëzime i ke nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjali tua se sa sot.  Njëherë thua se do ta implementoj marrëveshjen e 2012, më pas Asociacion të Sharrit, Bjeshkëve të Nëmura, a je i vetëdijshëm çfarë po flet, si me i pas 2 pole të mendimeve me një vend, a je mirë?”, shtoi Abdixhiku në kundër replikën e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori