Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sot 21 vjetorin e protestave të studentëve.
Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në 21-vjetorin e protestave të studentëve bënë homazhe te varri i ish rektorit të UP-së, Ejup Statovcit, akademikut të rezistencës, juristit të qëndresës, drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar, në kohët e ashpra të apart’heidit, intelektualit që na priu në protestat e 1997-s.
Lexoni të plotë postimin e Kurtit:
“Njëzet e një vite më vonë, u mblodhëm sërish, pa dallim partiak, për të kujtuar protestën studentore e paqësore të 1 Tetorit 1997. Bëmë homazhe te varri i ish rektorit të UP-së, Prof. Ejup Statovcit, akademikut të rezistencës, juristit të qëndresës, drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar, në kohët e ashpra të apart’heidit, intelektualit që na priu në protestat e 1997-s.
‘Merrni frymë sikur ne!’ dhe ‘Universiteti-Kosova-Studentët sot, nesër vonë!’ ishin në mesin e 33 parullave tona që atëbotë e ringritën popullin dhe e ridefinuan politikën.
Me Bujarin, Prof.Gecën, Dritonin, Muhametin, Milotin, Mihanen, Jetonin, Ilirin, Xhelalin, Lulëzonin, Mentorin dhe Fatbanin evokuam me mall dhe shpresë kujtimet e shkëlqimit studentor nën okupimin e errët”, shkruan Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251