LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Drejtësia ende mungon për Monin e Arbenin, UNMIKU duhet të marrë masa

embed

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për nder të 13 vjetorit të rënies së demonstruesve, Mon Balaj dhe Arber Xheladini, ka deklaruar se protesta e 10 shkurtit të 2007 ishte kundër diskriminimit të shqiptarëve në paketën e Ahtisarit dhe se vendimet të cilat atëherë u pranuan nga politikanët tanë sot po e dëmtojnë Kosovën dhe sovranitetin e saj.

Ai tha se korrigjimi dhe rregullimi i vendimeve të politikanëve të asaj kohe marrin shumë kohë, shumë më tepër se dëmtimi e rrënimi.


“Prandaj me 10 shkurt 2007 protestuam me shumë të drejtë. Ato vendime që atëherë u pranuan kollaj nga politikanët dritëshkurtër, sot i kushtojnë shumë Kosovës dhe ia kanë gjymtuar shtetit sovranitetin e demokracinë. Ne po përpiqemi ta ndreqim por korrigjimi e rregullimi marrin shumë kohë, shumë më tepër kohë se dëmtimi e rrënimi”, tha Kurti.

Kurti shtoi se po të mos ishin Moni dhe Arbeni, ata sot nuk do të ishin këtu ku janë, derisa theksoi se po mos të kishte ndodhur ajo padrejtësi e 13 viteve më parë, Moni e Arbeni do të ishin aktivistë të mirë e qytetarë të ndershëm por jo edhe profiter.

“Mijëra qytetarë morën pjesë atë ditë, ishte ndër demonstrata më të mëdha të pasluftës e në ballë ishte baca Adem Demaçi por na ndërpreu dhunshëm policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. 232 plumba të skaduar u gjuajtën mbi trupat tanë u vranë Arbër Xheladini e Mon Balaj. Ku do të ishin ata sot po të mos kishte ndodhur ajo padrejtësi këtu e 13 vite më parë, do të ishin aktivistë të mirë e qytetarë të ndershëm, patriot e punëtor por jo edhe profiter, ata nuk do të kërkonin asgjë sepse ishin të gatshëm të japin gjithçka , mirëpo ne nuk do ishim këtu ku jemi po të mos ishin ata. Moni e Arbeni ndriçuan rrugën ata na thanë mos tradhtoni e mos u shitni e ashtu është, kush e tradhton idealin e kush shitet nuk është Vetëvendosje”, tha ai.

I pari i ekzekutivit tha se drejtësia ende mungon për Monin dhe Arbenin.

“Drejtësia ende mungon për Monin e Arbenin, UNMIKU duhet të marrë masa dhe të kthejë përgjigje për opinionin e panelit këshillues për të drejtat të njeriut të UNMIK-ut meqenëse ky panel nxori vendimin se policia ka pasur faj sa i përket vrasjes së demonstrueseve paqësorë Ne kurrë nuk i harrojmë dhe përherë do ti kultivojmë idealet e Monit dhe Arbenit, idealet tona të përbashkëta”, tha Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori