LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi në KQZ: Procesverbali dhe kamerat të dërgohen në Prokurori, të dihet çfarë ngjau atë ditë kur u raportua se kam sulmuar dikë për maskë

Kurteshi në KQZ: Procesverbali dhe kamerat të dërgohen në Prokurori, të dihet çfarë ngjau atë ditë kur u raportua se kam sulmuar dikë për maskë
Foto: Arkiv

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje në Komision Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi ka kërkuar që procesverbali i mbledhjes së kaluar të KQZ dhe kamerat të dërgohen në prokurori në mënyrë që të dihet saktë sipas tij çfarë ka ndodhur në ditën kur u raportua në media se ka sulmuar një zyrtar për mosmbajtje të maskës.

Më 25 gusht u raportua se Kurteshi ka shtyrë një zyrtar të KQZ-së që nuk mbante maskën.


“Kam lexuar me vëmendje procesverbalin dhe ka të bëjë edhe me një rast që është nxjerr në media në formën qysh është nxjerr.. kërkoj nga përgjegjësi ta dorëzoj procesverbalin në prokurori për rastin.

Policia jep detaje për incidentin ku dyshohet se Sami Kurteshi e shtyu zyrtarin e KQZ-së që nuk kishte vendosur maskë
Lexo po ashtu Policia jep detaje për incidentin ku dyshohet se Sami Kurteshi e shtyu zyrtarin e KQZ-së që nuk kishte vendosur maskë

Kërkesa e dytë është që gjithë personat që janë në sallë të vendosin maskën, po hyjnë në sallë dhe nuk po vendosin maskë.

E treta, i lus personat që e kanë inskenuar rastin në media duke gënjyer me shku në polici dhe me dhanë deklaratë për mënyrën qysh i kanë keqinformuar mediat…

Ditën kur ka ngja ajo kanë qenë 2,541 infektime. E kam bërë një kërkesë të ligjshme mos me pas njerëz pa maska në institucion.

Kjo është edhe në procesverbal dhe unë kërkoj që të dërgohet në prokurori…

Kërkoj që procesverbali me u dërgu në prokurori dhe përgjegjësit me i dërgu kamerat e korridoreve në prokurori me u ditë çka ka ngja atë ditë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori