LAJMI I FUNDIT:

“Kam bërtit me qëllim që me dëgju krejt” – Kurteshi flet për incidentin në KQZ ku e nxori jashtë një person sepse nuk kishte maskë

“Kam bërtit me qëllim që me dëgju krejt” – Kurteshi flet për incidentin në KQZ ku e nxori jashtë një person sepse nuk kishte maskë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në objektin e KQZ-së, ku ishte i përfshirë.

Ai ka thënë se e ka nxjerrë jashtë një person pa maskë i cili ishte në korridorin e KQZ-së, ndërkaq tha se nuk ka pasur as sharje e as fyerje, e as ndonjë sulm ndaj tij.


“Rastësisht e kam pa një djalë pa maskë, dhe e kam pyet ku e ka maskën, edhe nuk më ka bë zë. Ai më tha as nuk kam, e as nuk e vendosi? I thashë që duhet me dal jashtë, e kam marr edhe e kam qit jashtë. Nuk ka pas as ofendime, as sharje as fyerje, kam bërtit me qëllim, me dëgju krejt, kanë qenë edhe shtatë a tetë veta. Ai ka dal jashtë”, tha Kurteshi gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e djeshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dyshohet se një zyrtar i këtij institucioni është sulmuar për shkak të mos mbajtjes së maskës, nga anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ishte raportuar rreth orës 12:20.

Policia jep detaje për incidentin ku dyshohet se Sami Kurteshi e shtyu zyrtarin e KQZ-së që nuk kishte vendosur maskë
Lexo po ashtu Policia jep detaje për incidentin ku dyshohet se Sami Kurteshi e shtyu zyrtarin e KQZ-së që nuk kishte vendosur maskë

Viktima siç thuhet në raport është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari pasi nuk kishte vendosur maskë.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën”, thuhet në raport.

Po ashtu, lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti.

“Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

Telegrafi mëngjesin e sotëm kishte provuar të kontaktojnë anëtarin e KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshin, për të marr edhe versionin e tij për ngjarjen, por ai sapo e ka hapur telefonin dhe i është bërë pyetja e ka mbyllur prapë duke mos dhënë përgjigje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori