LAJMI I FUNDIT:

Kurtbogaj: Ne distancohemi nga emaili, nuk jemi përgjegjës për sulmin

Kurtbogaj: Ne distancohemi nga emaili, nuk jemi përgjegjës për sulmin

Para pak minutash në drejtim të redaksisë ka ardhur në email nga dërguesi “Rugovasit-Rugovasit” i cili thotë se ata marrin përgjegjësinë për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës që u bë mbrëmë.

Në këtë email thuhet se rugovasit kanë ditur të mbrojnë me gjak territorin dhe nëse është nevoja do ta bëjnë përsëri.


Mirëpo pak minuta pas këtij emaili, “Zëri” ka kontaktuar me përfaqësuesit e Rugovës për të folur rreth këtij emaili.

Gjithçka rreth sulmit të mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit të mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës (Foto/Video)

Të njëjtit e kanë mohuar një lidhshmëri me këtë email por edhe me sulmin e mbrëmshëm.

Rexhep Kurtbogaj, përfaqësues i bashkësisë territoriale të shtatë fshatrave përgjatë brezit kufitar me Malin e Zi, ka thënë për “Zërin” se rugovasit nuk kanë dërguar asnjë email të tillë.

Ai ka mohuar që emaili që i lidh me sulmin të jetë bërë nga ndonjë banor i Rugovës.

Rugovasit sipas tij pavarësisht sa janë të revoltuar janë duke pritur që më dialog të zgjidhet kjo çështje pa u dëmtuar apo cenuar pronat e rugovasëve.

“Distancohemi nga ky email. Nga banorët rugovas nuk është dërguar dhe as që mendojë se është bërë madje ndonjë akt i tillë”, ka thënë ai. /Zeri/

Të gjitha lajmet reth shpërthimit të kuvendi i Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet reth shpërthimit të kuvendi i Kosovës