LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka rreth sulmit të mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës (Foto/Video)

Gjithçka rreth sulmit të mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës  (Foto/Video)

Një ditë pas mbajtjes së tryezës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, ka ndodhur një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Mbrëmë rreth mesnate është hedhur një predhë në Kuvendin e Kosovës, e që dyshohet se është kryer nga dy persona, e të cilët kanë ikur në drejtim të Gërmisë me motoçikletë, të cilët më pas e kanë djegur.


LIVE: Sulmi kryhet nga dy persona, në Tauk Bashqe digjet motoçikleta me të cilën ata ikën (VIDEO)
Lexo po ashtu LIVE: Sulmi kryhet nga dy persona, në Tauk Bashqe digjet motoçikleta me të cilën ata ikën (VIDEO)

Telegrafi ka siguruar pamjet e djegies së kësaj motoçiklete në Tauk Bashqe të Prishtinës, ndërsa pas djegies forcat e mëdha policore të Kosovës kanë bllokuar shumë pjesë të asaj lagjeje.

Pamje të djegies së motoçikletës së sulmuesve të Kuvendit! (Video)
Lexo po ashtu Pamje të djegies së motoçikletës së sulmuesve të Kuvendit! (Video)

Ndryshe, pas sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës edhe sot, në orët e hershme të mëngjesit, objekti i Kuvendit ka qenë i rrethuar me policë.

policce

Lidhur me këtë sulm, Policia e Kosovës ka dhënë një deklaratë, me ç’rast bën të ditur se ka gjetur një numër dëshmish në afërsi të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës së zhvillimit të hetimeve, përfshirë edhe një mjet për hedhjen e predhave.

2  4

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se “Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes“.

Policia në Tauk Bashqe (Video)
Lexo po ashtu Policia në Tauk Bashqe (Video)

Megjithatë, Policia nuk kanë dashur të ofrojnë hollësi të tjera, për shkak të, siç thonë, “ndjeshmërisë së hetimeve“.

Sulmi i mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës ka sjell edhe reagime të shumta, ndërsa është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi deklaroi sot se sulmuesit e mbrëmshëm nuk e duan Kosovën, ndërsa kërkoi nga organet e drejtësisë ta zbardhin rastin

“Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë”, është shprehu Thaçi.

5

Ndërkohë, edhe kryeministri i vendit ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë sulm, duke e cilësuar si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë.

“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë”.

Ndërkaq, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar ashpër, duke thënë duke e quajtur një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës.

Veseli thekson se si motivuesit, ashtu edhe kryesit e këtij sulmi tinëzar, duhet ta kenë të qartë se asnjë formë e dhunës, as metodat e frikësimit, nuk do të munden kurrë të ndalojnë agjendën e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth shpërthimit në Kuvendin e Kosovës
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth shpërthimit në Kuvendin e Kosovës

Sulmin e kanë dërguar edhe partitë opozitare, madje Vetëvendosje theksoi se asnjë motiv nuk e arsyeton sulmin me predhë në Kuvend.

Edhe njohës të çështjes së sigurisë kanë reaguar lidhur me këtë sulm, duke shtuar se pasiguria dëmton shtetin, demokracinë dhe secilin qytetar.

Por, sulmi i mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës, që fatmirësisht kaloi pa të lënduar, duket se ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar.

Në orët e mesditës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë mbajtur një takim me ambasadorët e Quintit, ndërsa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllra.

Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është i shokuar pas sulmit ndaj legjislativit.

Përmes një statusi në Twitter, ka thënë se akte të tilla janë të papranueshme.

“I shokuar me sulmin në Kuvendin e Kosovës. Dhuna dhe gjuha e cila nxitë dhunën janë të papranueshme në demokraci”, ka shkruar Delawie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori