LAJMI I FUNDIT:

Kuriozitete rreth TAP-it në Shqipëri

Kuriozitete rreth TAP-it në Shqipëri

Ndërtimi i gazsjellësit TAP tashmë ka nisur në Shqipëri dhe gjatë këtij viti është vlerësuar si një kontribuues me ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.

Ndërkohë që tubat kanë mbërritur në Durrës, ja disa fakte interesante rreth Gazsjellësit Trans-Adriatik në vendin tonë:


– Rreth 13 mijë tuba do të përdoren për ndërtimin e tubacionit në Shqipëri;

– Tubat janë prodhuar nga kompania gjermane “Salzgitter Mannesmann International GmbH”;

– Tubat kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brakes deri në portin e Durrësit;

– Tubat e parë kanë mbërritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15;

– Anija e parë transportoi 1390 tuba dhe 73 bërryla;

– Shkarkimi nga secila anije zgjat rreth gjashtë ditë;

– Sheshi kryesor i magazinimit është rreth 90 mijë metra katrorë;

– 90 për qind e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në seksionin shqiptar do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10 për qind me gjatësi 12 metra;

– Diametri i brendshëm i secilit tub është 1.22 metra;

– Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16 900 kilogramë;

– Pesha e tubave të çelikut për seksionin prej 215 kilometrash në Shqipëri është rreth 126 mijë tonë. Kjo është sa 17 herë pesha e strukturës prej çeliku në kullën Eifel (7300 tonë) në Paris;

– Një saldim i tubacionit ka gjatësi prej 3.83 metrash. Gjatësia e përgjithshme e saldimit për seksionin shqiptar të tubacionit është 16.5 kilometra, që është pothuajse sa distanca nga sheshi “Skënderbej” deri në aeroportin e Rinasit;

– Veshja e jashtme është e përbërë prej tri shtresash polietileni (3LPE) me trashësi minimale 3.3 milimetra dhe sasi të përgjithshme prej 825 mijë metra katrorë, e barabartë me 120 fusha futbolli;

– Muret e brendshme të tubacionit janë të veshura me rrëshirë Epoksi. Qëllimi i saj kryesor është të ulë fërkimin e rrjedhjes së gazit dhe si rrjedhojë të kursejë energji në Stacionin e Kompresorëve;

– Trysnia maksimale e operimit në Stacionin e Kompresorëve është 95 bar, 50 herë më e lartë se trysnia e një gome makine;

– Toka e marrë përkohësisht për korridorin e punës së tubacionit është rreth 8170 hektarë (81.7 kilometra katrorë), pothuajse dy herë sa sipërfaqja e qytetit të Tiranës;

– Toka e marrë në përdorim të përhershëm për nëntë Stacionet e Valvulave të Bllokimit, një Stacion Kompresorësh dhe një Stacion Matjesh është gjithsej 70 hektarë, e barabartë me sipërfaqen e 90 fushave futbolli;

– Vëllimi i gërmuar i kanaleve për seksionin e tubacionit prej 215 kilometrash në Shqipëri është 1600000 metra kub, e barabartë me rreth 2/3 e vëllimit të Piramidës së Keopsit në Egjipt. /Monitor.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori