LAJMI I FUNDIT:

Kur u shfaq dhe sa kushtoi radioja e parë e veturës?

Kur u shfaq dhe sa kushtoi radioja e parë e veturës?

Kur bëhet fjalë për “sfondin audio” gjatë vozitjes, pasagjerët ishin të kufizuar në radio stacione për një kohë të gjatë.

Dëgjimi i muzikës në veturë sot merret si e mirëqenë – çdo veturë sot ka një radio, madje edhe më të rejat kanë edhe sisteme të tjera të ndryshme. Disa mund të luajnë ende audio-kaseta dhe CD, ka DVD dhe USB “flash drives”, ndërsa për ato më moderne reduktohet kryesisht në lidhjen me celular në kombinime të ndryshme.


Megjithatë, jo shumë kohë më parë, ne ishim të kufizuar vetëm në audio-kasetat dhe radio-stacionet. Shoferët e moshuar do t’i kujtojnë ato kohë me nostalgji, pasi nuk ishte e lehtë të “bashkonit” kasetën tuaj të preferuar, ndërsa radio në atë kohë ishte diçka që brezave të rinj mund t’u shpjegohej vetëm si ekuivalenti i rrjeteve sociale.

Sot, ngasja pa radio është e paimagjinueshme për shumë njerëz. Edhe 100 vjet më parë, njerëzit e donin radion. Megjithatë, ata nuk e kishin në veturë.

Chevrolet ishte prodhuesi i parë i veturave që vendosi një radio në automjetin e tij. Ishte në vitin 1922. Fatkeqësisht, ajo radio kishte pak pika kontakti me pajisjet audio siç i njohim ne sot.

Radioja e parë e veturës nuk ishte një kuti e vogël që nuk mund të futej lehtësisht diku në tastierën e përparme – ajo merrte shumë hapësirë. Vetë antena ishte aq e madhe sa mbulonte pothuajse të gjithë çatinë.

Logjikisht, altoparlantët ishin gjithashtu jashtëzakonisht të mëdhenj, kështu që vendosja e tyre ishte gjithashtu një sfidë solide. Sikur të mos mjaftonte problemi, radioja ushqehej me bateri speciale, të cilat ishin aq të mëdha sa mezi futeshin nën ulëset e shumicës së veturave.

Sigurisht e gjithë historia ishte jashtëzakonisht e shtrenjtë. Në vitin 1922, instalimi i një radioje në një veturë në Amerikë kushtonte 200 dollarë. Kur e konvertojmë në dollarët e sotëm, del deri në 3153 dollarë ose rreth 3000 euro.

Në pjesën më të madhe, Chevrolet në atë kohë ofronte radio në një larmi modelesh, kështu që nuk mund të përmendim një model specifik makine që ishte i pari që kishte një radio të integruar në stok (fabrika).

Thjesht, duke pasur parasysh çmimin jashtëzakonisht të lartë, radioja ishte një aksesor shumë i shtrenjtë. /Telegrafi/