LAJMI I FUNDIT:

Kur shoferi është ‘më shumë se i dehur’ – vozitje të rrezikshme si kjo në Bosnjë vështirë se keni parë ndonjëherë

Kur shoferi është ‘më shumë se i dehur’ – vozitje të rrezikshme si kjo në Bosnjë vështirë se keni parë ndonjëherë

Një video e një vozitje të rrezikshme është publikuar në internet dhe siç shkruajnë mediat boshnjake, video është realizuar në afërsi të Tomislavgradit.

Siç edhe mund të shihet në pamje, një shofer drejton makinën e tij në atë mënyrë që mund të thuhet se ishte një mrekulli e vërtetë që gjithçka shkoi pa pasoja, përcjell Telegrafi.


“Një udhëtim që duhet parë deri në fund, sepse nuk keni parë kurrë një polici të ndalojë kështu.
Doli se shoferi nuk ishte i sëmurë, por i dehur”.

“Gjithçka përfundoi mirë. Ekipi ynë ka ndërhyrë dhe kundër shoferit të paskrupullt është ngritur kallëzim penal”, është thënë nga policia, duke shtuar se bëhet fjalë për një veturë me targa të Kroacisë. /Telegrafi/