LAJMI I FUNDIT:

Kur pa pronarin duke u larë, macja menjëherë u kujdes që ai mos të mbytet në vaskë

Kur pa pronarin duke u larë, macja menjëherë u kujdes që ai mos të mbytet në vaskë

Shumica e maceve nuk e tolerojnë ujin. Kjo është arsyeja pse macja Ruby ishte mjaft e shqetësuar për pronarin e saj kur e pa atë në një vaskë plot me ujë.

“Ajo po më shikon në vaskë për t’u siguruar që të mos mbytem”, ka shkruar pronari i maces në një përshkrim të një fotoje që ka postuar në Reddit.


Kafsha shtëpiake me gëzof qëndron në këmbët e pasme pranë vaskës dhe shikon me sy hapur pronarin e saj.

“Ajo është goxha e shqetësuar”, “Macja ime pëlqen të luajë roje shpëtimi sa herë që bëj banjë ose dush”, komentuan njerëzit e mahnitur nga një Ruby e shqetësuar. /Telegrafi/