Banorët e një qyteti në verilindje të Kinës, janë tmerruar se çezmat e tyre mund të marrin flakë nëse dikush ua afron zjarrin.

Pamjet e një videoje shfaqin materien e lëngshme që merr flakë, e kjo i ka habitur banorët e qytetit Panjin në provincën Liaoning, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, autoritetet e qytetit kanë bërë të ditur se ky incident ka ndodhur si rezultat i rrjedhjes së gazit natyror nënujor me të cilin janë furnizuar banorët.

Gjithçka u zbulua kur Wen që jeton në një fshat afër këtij qyteti, publikoi në internet një video me të cilën pretendon se të njëjtin problem po e kanë familjarët e saj tash e katër vite.

Në video shihet një person duke e mbajtur të ndezur shkrepësen derisa uji po derdhej nga çezma, e cila në mënyrë të befasishme merr flakë kur ka kontakt me shkrepësen. /Telegrafi/