LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtari i Erdoganit, Kilicdaroglu thotë se rusët po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale turke

Kundërshtari i Erdoganit, Kilicdaroglu thotë se rusët po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale turke

Kemal Kilicdaroglu, kundërshtari kryesor zgjedhor i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Rusinë për publikimin e materialeve të rreme në një rrjet social përpara zgjedhjeve të së dielës.

Kilicdaroglu, i cili sipas sondazheve zgjedhore ka një epërsi të lehtë ndaj presidentit prej një kohe të gjatë Erdogan, nuk specifikoi se për cilat materiale bëhej fjalë.


Sondazh i ri i zgjedhjeve presidenciale në Turqi - Erdogan apo Kilicdaroglu
Lexo po ashtu Sondazh i ri i zgjedhjeve presidenciale në Turqi - Erdogan apo Kilicdaroglu

“Të dashur miq rusë. Ju jeni pas montazheve, komploteve, përmbajtjeve të rreme të thella dhe kasetave që u ekspozuan dje në këtë vend. Nëse doni vazhdimin e miqësisë sonë pas 15 majit, largoni duart nga shteti turk. Ne jemi ende për bashkëpunim dhe miqësi”, ka shkruar ai në Twitter.

Kandidati i një partie opozitare, Muharrem Ince u tërhoq nga gara presidenciale, duke thënë se ishte objektivi i një fushate shpifjeje, duke përfshirë video dhe dokumente të rreme që qarkullonin në mediat sociale.

Së fundi ka reaguar edhe Kremlini duke thënë se nuk qëndron prapa videove komprometuese si dhe nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e Turqisë.

Ndryshe, qytetarët do të mund të hedhin votën e tyre të dielën (14 maj), ku gara më e forte po zhvillohet mes Erdoganit dhe Kilicdaroglu. /Telegrafi/