LAJMI I FUNDIT:

BE kundër ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë

BE kundër ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë

Ndërhyrja ushtarake në Venezuelë është e papranueshme për BE-në, tha shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

“Kriza, e cila ka goditur Venezuelën ka shkaqe politike dhe institucionale. Zgjidhja e saj duhet të jenë politike dhe ajo duhet të jetë e qetë dhe demokratike. Kjo do të thotë, pa ndërhyrje ushtarake, të brendshme apo të jashtme, dhe një zgjidhje e tillë është e pranueshme për ne”, ka thënë Mogherini gjatë konferencës së Këshillit të Sigurimit të OKB, e dedikuar për bashkëpunimin e OKB-së me organizatat rajonale dhe nënrajonale.


Ajo gjithashtu theksoi se “zgjidhja nuk mund të jetë dhe nuk duhet të imponohet nga jashtë”.

“Ne besojmë se iniciativat ndërkombëtare mund të ndihmojë për të gjetur një mënyrë paqësore dhe demokratike për të dalë nga kriza”, tha ajo, duke shtuar se për këtë arsye është krijuar një grup ndërkombëtar i kontaktit i vendeve të Evropës dhe Amerikës Latine, për të ndihmuar në krijimin e kushteve për një proces politik që do të çojë në zgjedhje të lira presidenciale, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Venezuelës.

Juan Guaido, kreu i opozitës venezuelase, shpalli veten president të përkohshëm në një miting në kryeqytetin, Karakas, më 23 janar. Të njëjtën ditë, SHBA-ja e njohën atë si një president të përkohshëm të vendit.

Presidenti venezuelas Nicolas Maduro e ka vlerësuar këtë veprim si një grusht-shteti dhe ka njoftuar heqjen e lidhjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Shumica e shteteve anëtare të BE-së kanë njohur Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës, ndërsa Rusia, Bjellorusia, Bolivia, Irani, Kina, Kuba, Nikaragua, Salvador, Siria dhe Turqia kanë shprehur mbështetjen e tyre për Maduron.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori