LAJMI I FUNDIT:

Kumanova mbrëmë në panik nga një “çantë e dyshimtë”

Kumanova mbrëmë në panik nga një “çantë e dyshimtë”

Mbrëmë rreth orës 21 në qendër rë Kumanovës për shkak të një çante të harruar ose të lënë qëllimisht para bakomatit të bankës UniBanka, policia e kumanovës bllokoi një pjesë të qendrës së qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me rastin, policia deri në orën 22 nuk ka dashur të jap asnjë deklaratë, ndërsa jozyrtarisht sipas informacioneve nga punëtorët dhe të tjerëve afër bankës, bëhet fjalë për një person i cili ka kryer punë tek bankomati, e ka harruar çantën pa qëllim.


Më vonë, personi është kthyer që ta marr çantën, mirëpo nga ana e policisë është ndaluar dhe nuk e kanë lejuar që ta marrë çantën deri sa të vijë ekipi i anti-terrorizmit./Telegrafi/