LAJMI I FUNDIT:

Kultivuesit e mollëve nga Prespa dhe Resnja janë të kënaqur me cilësinë, megjithatë paralajmërojnë rritje të çmimeve për produktet

Kultivuesit e mollëve nga Prespa dhe Resnja janë të kënaqur me cilësinë, megjithatë paralajmërojnë rritje të çmimeve për produktet

Resnja dhe Prespa këtë vit mund të mburren me një vjelje të pasur dhe një prodhim cilësor të mollëve.

Sipas Ljube Pampuleski nga Shoqata e Pemtarëve “Blagoj A. Kotlarovski” nga Resnja, kultura është e mirë, por çmimet duhet të jenë më të larta sepse energjia dhe pesticidet janë shtrenjtuar, që do të thotë se edhe çmimi i prodhimit tani është më i lartë.

Ai thotë se vjelja e mollës ka filluar më 27 shtator dhe duhet të përfundojë në fund të këtij muaji, ose në ditët e para të nëntorit.

30 deri në 40 për qind e mollëve tashmë janë korrur.

Pampuleski pret që në rajon të ketë rreth ose mbi 130.000 tonë mollë, prej të cilave 80.000 tonë do të jenë të klasit të parë, ndërsa të tjerët të klasës së dytë.

Ai shton se këtë vit ka pasur edhe një stuhi që ka dëmtuar sipërfaqe prej rreth 700 hektarësh, por ajo mollë e cila është më cilësore do të përfundojë në industri.

Pampuleski thekson se nëse vitin e kaluar çmimi i prodhimit ishte 10 denarë, tani edhe pse nuk ka përllogaritje përfundimtare është 3 deri në 4 denarë më i shtrenjtë.

“Blerja është në vazhdimësi, dhe çmimet janë nga 12 deri në 15 denarë për kilogram mollë me shumicë. Jemi dëshmitarë që ka rritje të mëdha të çmimeve dhe kjo reflektohet në çmimin e prodhimit, ndaj duhet kushtuar vëmendje në atë pjesë, nëse duam të mbajmë të rinjtë dhe të kemi prodhim ushqimor, përndryshe do të kemi çmime evropiane. Ndërsa për punëtorët mëditjet janë rritur, nga 1.500 denarë me ushqime të siguruara, deri në 2.000 denarë, dhe ajo kosto është rritur për prodhuesit e mollëve”, thotë Pampuleski.

Çdo vit problemet përsëriten. Kultivuesit e frutave janë të shqetësuar për çmimet dhe vendosjen e mollëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori