Një person është arrestuar pasi është hasur në një sipërfaqe prej një hektarsh misër e kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit që dyshohet se janë të llojit kanabis në madhësi të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar; një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet se është eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit.


Tutje në raport bëhet e ditur se është bërë asgjësimi i 1769 bimëve narkotike.

“Dumnicë e Poshtme, Podujevë 21.09.2025-00:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër e kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit që dyshohet se janë të llojit kanabis në madhësi të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar; një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet se është eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit. Është bërë asgjësimi i 1769 bimëve narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raport. /Telegrafi/