Virusi i gripit që qarkullon në Shqipëri është ai AH3N2, i cili ka disa vite që nuk kishte prekur Shqipërinë, ndaj dhe popullata është fare e pambrojtur nga ana imunitare, çka sipas mjekëve infeksionistë shpjegon përhapjen e menjëhershme të tij.
“Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën që në javën e parë të dhjetorit u vu re një tendencë rritëse goxha e shpejtë. Aktualisht jemi mbi pragun e epidemisë, por nuk kemi të dhëna që të mund të ngremë alarme, sepse nuk ka arritur intensitetin e madh siç ishte para dy vjetësh. Ndërkohë, qendrat shëndetësore të Tiranës, që prej datës 20 dhjetor punojnë edhe ditë të djelë”, deklaron ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa raporton TCh.
Poliklinika e spitale shënojnë fluks të madh pacientësh, por mbingarkesë ka në shërbimet e urgjencave, si në ato pediatrike ashtu edhe në Spitalin Infektiv.
“Llogariten rreth 850 raste çdo ditë, kryesisht të sëmurë kronikë me probleme kardiake, polmonare, tek veshkat dhe imuniteti. Tek këta persona, gripi nga një formë e zakonshme mund të kthehet në forma që sjellin probleme të rënda si vështirësi polmonare, në frymëmarrje, apo mbivendosje të infeksioneve bakteriale”, thotë Arjan Harxhi, shef i Departamentit të sëmundjeve infektive.
Mjekët i bëjnë thrrije qytetarëve që të bëjnë kujdes që në shfaqjen e simptomave dhe që të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes pasi fluksi është i papërballueshëm.
“Urgjenca e spitalit, qoftë QSUT, pediatria, apo tek të rriturit duhet të menaxhojnë rastet urgjente. Por njerëzit kanë tendencën të paraqiten për çdo lloj simptomatologjie”, thotë Harxhi.
Ndërkohë, në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës, vetëm në një dite kryhen rreth 570 vizita. Harxhi theskon se duhet vënë në zbatim plani i epidemive dhe pandemive për shtim të personelit mjekësor.
“Ekzistojnë mundësitë që të shtohet personeli, sidomos në orët e pikut, të shtohet numri i shtretërve dhe për të rritur gamën e preparateve, si atyre antivirale edhe antibakteriale”, shton Harxhi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare