LAJMI I FUNDIT:

Kulla: Shqipëria vendi më i pamundshëm që rusët të ndjehen si në shtëpinë e tyre

Kulla: Shqipëria vendi më i pamundshëm që rusët të ndjehen si në shtëpinë e tyre
Ilir Kulla

Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Ilir Kulla deklaroi se Shqipëria nuk është në rrezik nga ndikimi rus, pasi siç ka thënë ai kjo e fundit nuk ka asnjë lidhje kulturore me Rusinë, ndërkaq shqiptarët kanë një sfond etno-kulturor tërësisht të ndryshëm nga rusët.

Sipas tij, Rusia nuk ka ndikim në kulturën dhe mentalitetin e shqiptarëve.

Kulla për The Geopost ka deklaruar, se Shqipëria është vendi më i pamundshëm që rusët të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

“Nuk kemi ksenofobi, thjesht mospërputhshmëri”, ka thënë ai teksa ka shtuar se ndikimi rus në Ballkan është jocilësor dhe josasior.

Ndërsa, sa i përket procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Kulla vlerëson se Perëndimi gabon kur i lë vendet tjera në pritje për shkak të lojës së dyfishtë të Serbisë.

Ai ka kritikuar strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, proces i cili sipas tij ka mbetur peng i qasjes së BE në raport me Serbinë.

“Çështja është që Evropa ka ndaluar gati tërësisht zgjerimin në Ballkan dhe vendet e Ballkanit kanë ngelur pa perspektivë. Ka një lloj dëshire të Perëndimit të mos humbasë Serbinë në drejtim të Rusisë, por ndërkohë ka marrë peng të ardhmen Evropiane të vendeve te tjera. Shembull është Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova me vizat”, ka deklaruar ai.

Sipas Kullës, kjo gjendje mund të jetë e rrezikshme pasi që ajo mund të shfrytëzohet nga akterë tjerë, pasi që ka thënë se bllokimi i procesit të zgjerimit në Ballkan rrezikon të gjitha vendet e tjera, të cilat në kushtet e krizës të stërzgjatur ekonomike mund t’i hedhin sytë diku tjetër.

Sa i përket përdorimit nga Rusia të medieve të ndryshme të vendeve të rajonit, me qëllim të përhapjes së propagandës, lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave me theks të veçantë në Serbi, Mal te Zi dhe në disa media serbe në Kosovë, Kulla deklaroi se mes tyre ka informacion ka dhe dezinformacion, siç ka dhe propagandë.

“Kjo është normale. E rëndësishme që të ruhet profesionalizmi, por kjo nuk është gjithnjë e mundshme”, ka përfunduar ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori