LAJMI I FUNDIT:

Kujtimet nga raftet – historia e Sebit të Dukagjinit në botën e librave për më shumë se dy dekada

Sabahete Çavdarbasha – Sebi (Foto: Ridvan Slivova. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Në kohën kur bota digjitale po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe në jetën tonë, ka ende vende magjike ku mund të prekim e të nuhasim esencën e dijës, siç janë libraritë.

E prapa librarive, gjithmonë janë njerëzit ata që i japin jetë. E tillë është edhe Sabahete Çavdarbasha – Sebi, e cila për më shumë se dy dekada ka shpërndarë një pasion të përbashkët për dijen dhe aventurën intelektuale me secilin lexues që ka kërkuar diçka më shumë në faqet e librave.


Në një intervistë për Telegrafin, Sebi ka rrëfyer përjetimet e saja tash e dy dekada në mesin e librave. Ajo ka treguar se ka ndihmuar shumë lexues që të zbulojnë botën e autorëve të ndryshëm.

Sabahete Çavdarbasha – Sebi gjatë intevistës në Telegrafi.com/Foto:Ridvan Slivova

“Gati 25 vite jam këtu në Librarinë Dukagjini, mirëpo unë qysh në moshën e vogël kam qenë shumë e lidhur me librin. Si nxënëse e shkollës fillore unë kom frekuentuar edhe biblioteka edhe pse atëherë ka qenë shumë më e vështirë me ardhë deri te libri. Në profesionin e gazetarit gjithmonë është edhe libri aty afër”, është shprehur Çavdarbasha.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar se për nëntë vite rresht ka ushtruar profesionin e gazetares dhe njëkohësisht ka punuar edhe në librari.

Sebi shton se librin e ka pasur pranë vetes gjithë këto kohë.

E pyetur se në këto 25 vite cilët kanë qenë librat ose autorët që i keni rekomanduar më së shpeshti dhe pse, Sebi ka zbuluar një formë interesante sesi ajo i kupton shijet e lexuesve.

“E gjitha varet nga tipat e njerëzve. Unë fillimisht bisedoj pak rreth librit me klientë, si një psikologe dhe pastaj e kam vërejtur se çfarë ju përshtatet. Ju kom rekomanduar sipas ngritjes, fëmijëve sipas moshave. Nëse një klient e ka kërkuar një libër një titull, unë menjëherë ja kom rekomanduar edhe dhjetë libra të tjerë sepse e kam ditur se çfarë i pëlqen”, u shpreh ajo.

Sabahete Çavdarbasha – Sebi gjatë intevistës në Telegrafi.com/Foto:Ridvan Slivova

Sebi ka treguar se që e lumturon më së shumti është kur merret me fëmijë.

“Të shtunave kur kujdestaroj, unë vij me shumë kënaqësi sepse atë ditë unë pres shumë fëmijë që vijnë me prindërit e tyre”, thotë mes tjerash ajo për Telegrafin.

Në bisedë e sipër, Sebi ka treguar edhe për miqësitë e shumta që ka krijuar me klientë që kanë vizituar Librarinë Dukagjini, ku ajo aktualisht punon.

“Ka shumë momente të mira, prej këtu në librari ne jemi bërë miq shtëpie, kjo për mua do të thotë shumë. Jemi njoftuar e kanë kuptuar që unë e menaxhoj edhe një muze të skulpturës që i takon bashkëshortit dhe na ka lidh edhe libri edhe arti, kanë ardhur familjarisht na kanë vizituar dhe miqësia jonë ka arritur deri në atë pikë sa që edhe drekën e kemi ngrënë së bashku”, tha ajo.

Se dashurinë e saj për librin nuk e mposht asgjë, e tregon edhe fakti që Çavdarbasha i ka vënë vetës synim se do punoj në librari deri në moshën 100 vjeçare.

Sabahete Çavdarbasha – Sebi gjatë intevistës në Telegrafi.com/Foto:Ridvan Slivova

“Dashtë zoti me këtë shëndet që kam po më duket në librari do të jem deri në moshën 100 vjeç”

Në fund të kësaj interviste, Sebi e Prishtinës siç e njohin të gjithë dha edhe një mesazh për vitin që po hyjmë.

“Mesazhi im është duke filluar nga fëmijët që hedhin hapat e parë, të dalin dhe të frekuentojnë libraritë sepse sikurse buka që është për rritë e për zhvillim, edhe libri është ushqim i trurit. Kështu që ju lus të lexoni”, u shpreh Sabahete Çavdarbasha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori