LAJMI I FUNDIT:

Atmosferë stadiumi në ndeshjen Barcelona – Chelsea, mundësuar nga Kujtesa

Atmosferë stadiumi në ndeshjen Barcelona – Chelsea, mundësuar nga Kujtesa

Një ndër organizimet më të mëdha në kryeqytet ka ndodhur mbrëmë, organizim ky i cili u mundësua nga Kujtesa për të shfaqur ndeshjen Barcelona – Chelsea në Cineplexx.

Adhuruesit e futbollit një ndeshje të tillë kanë pasur mundësi ta shohin në ekranet e kinemasë dhe ambiente madhështore për herë të parë në Kosovë.

Interesimi dhe numri i të pranishmeve ka qenë shumë i madh. Prandaj ndeshja është shikuar në dy salla të ndryshme, ku atmosfera festive nuk ka munguar nga tifozët e Barcelonës dhe Chelseat, si dhe klientë të shumtë të Kujtesës

Gjithashtu gjatë lojës ka pasur edhe shumë surpriza të tjera e njëra prej tyre ka qenë edhe loja shpërblyese nga Kujtesa.

Kujtesa premton që ky është vetëm organizimi i parë drejtë këtij rrugëtimi, dhe priten edhe shumë surpriza të tjera nga kjo kompani.

Artikull i sponzorizuar