Në çdo hap rreth shtëpisë kujdeset të mos rrëzohet. Tash e kohë të gjatë ajo po përballet me jetë të vështirë dhe plot sfida.
Asnjëherë nuk pa vendin ku e zbardh mëngjesi e as ku kalon natën, por lutjet e saj të përditshme janë për një shtëpi.
Gruaja e cila që nga lindja po jeton e verbër, pastron e gatuan, ani pse frigoriferi është bosh. Ulvije Krasniqi rrëfen mes emocionesh për jetën e vështirë, me sëmundje e kushte skajshmërisht të rënda.
Të ardhurat e familjes katër-anëtarëshe janë të pamjaftueshme për të jetuar. Brenda shtëpisë nuk kanë as ujë të pijshëm, për çka e zonja e shtëpisë tregon se detyrohen edhe ditëve të ftohta të dimrit të dalin në oborr për nevoja të përditshme. Familja nga Gjilani kërkon ndihmë, sepse jeta në këtë shtëpi çdo ditë po vështirësohet.
Gruaja rreth të pesëdhjetave ka arritur të memorizojë çdo cep të shtëpisë, ani pse lindi totalisht e verbër. Katër anëtarët e familjes, Krasniqi po mbesin gjallë me pensionin e Ulvijes dhe të vjehrrit të saj, Bajramit.
“Me të treguar të drejtën, kushtet shumë të vështira. Boll vështirë, po e shihni edhe vet, burri pa punë, vet pa punë, unë nuk mundem edhe e sëmurë prej unazave, edhe nuk shoh prej syve. E kam vjehrrin edhe ai i sëmurë është. Kështu me ia dal shumë vështirë, por çfarë të bëjmë”, rrëfen Ulvija.
Përkundër dëshirës së madhe që t’ia dalë e vetme, kryefamiljarja rrëfen se ka të vështirë të lëvizë pa përcjelljen e dikujt.
“Më së shumti me neve (burri), nuk mundet. Edhe ai është prej unazave, por edhe nuk mundet. Mua nuk mundet me më lënë vet, babën nuk mund ta lë vet se edhe ai është me shtypje të gjakut e me tonat…(01:10) Shtëpia është e vjetër, këtu ujë nuk kam. Kuzhinë nuk kam, këtë dhomë e kam edhe atë në dhomë, krejt është e çame. Kur të bie shi duhet të vendosim tasa, çfarë të qëllojë më afër se pikë krejt”, shton ajo mes tjerash.
Të rralla janë rastet kur dikush ju ndihmon, ani pse nevojat e tyre janë të pafundme. Nënë Ulvija lutet që një ditë ta zë gjumi pa merakun se çatia po pikon.
“Shumë vështirë, asgjë nuk kisha dashur më shumë, të paktën një shtëpi, ta kisha pas afër kuzhinën, ujin se nuk kam këtu as ujë as asgjë hiç. Duart me i pastruar dal nga dal me shkuar atje….Gatuaj krejt, i marrë, i di vendet, i kam mësuar vendet, mi ka mësuar shoqi, i di përmendësh për shtëpinë time përmendësh i di. Shkoj i marrë, i gatuaj, bëjë gjella, ujin me të matur e kam”, flet Krasniqi.
Përveç sigurimit të ushqimit, të vështirë e ka të blejë barnat.
“Vështirë se drejt të tregojë unë me ilaçe edhe prej syve edhe unazave. Unë vetëm me u zgjuar me i pa qeset me ilaçe edhe të vjehrrit ashtu. Po vështirë boll”, shprehet ajo.
Ulvija tregon se gjithmonë lëviz me kujdes nga frika se do të rrëzohet. Edhe vizitat te mjeku thotë se i ka të rralla për shkak të pamundësive financiare.
“Qysh nuk rrëzohesh, një enë këtu me marrë duhet me shkuar atje me i pastruar. Se nuk kam këtu ujë. Ujin qysh me sjell, ku me derdh. Duhesh me shkuar atje me i pastru. Qysh nuk frikësohem, po i lumi Zot më ruan, veç Zoti më ruan. Më vështirë për ujë e kam, se me pas këtu në korridor, a për ujë vështirë….Si ka as dy muaj, jam rrëzuar por çfarë të bëjë.
Shkoj shumë ngadalë. Kur nuk është burri këtu shkoj shumë ngadalë për të larë ndonjë pjatë apo për të bërë ndonjë kafshore bukë, ai (vjehrri) kur të më thirr dhe ai nganjëherë e humb vetëdijen, e unë për të ardhur tek ai më shpejt jam rrëzuar”, tregon Krasniqi.
E lodhur nga jeta dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet, ajo thotë se nuk dëshiron më shumë se ndërtimin e një shtëpie.
“Më vështirë, lutem të mos e shoh as armikun. Se pa kushte, e sëmurë, më vështirë nuk po kish. Lutem të mos e shoh askënd. Çfarë të bëjë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Nganjëherë them vetëm te Zoti e kam besimin shumë të plot, veç Zoti i kofsha falë ai e din. Me mujt dikush, një dashamirë me më dal më shumë nuk kisha dashur”, përfundon ajo.
Të gjithë vullnetmirët që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të lajmërohen në numrin 044 879 327 apo në numrin e redaksisë: 044 507 766. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit