LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Seksi oral është përgjegjës për 70% të rasteve të kancerit që prekin pjesën e pasme të fytit

Kujdes! Seksi oral është përgjegjës për 70% të rasteve të kancerit që prekin pjesën e pasme të fytit

Britanikët dhe amerikanët, në fakt, pohojnë se në vendin e tyre ekziston një epidemi e kancerit të fytit, fajtori i së cilës është pikërisht seksi oral

Përveç anës së bukur dhe të këndshme, seksi oral ka edhe një anë të shëmtuar, të rrezikshme, ndaj një studim i ri i shkencëtarëve britanikë dhe amerikanë ka treguar se numri i personave që vuajnë nga kanceri i fytit i shkaktuar nga HPV-ja është në rritje.

Në raste të tilla, HPV-ja transmetohet pikërisht gjatë seksit oral.

Dr. Hisham Mehanna nga Universiteti Britanik i Birminghamit thekson se 70 për qind e rasteve të kancerit të fytit shkaktohen nga papillomavirusi human (HPV), transmeton Telegrafi.

Dihet që përhapet seksualisht dhe në përgjithësi lidhet me kancerin, por shumë laikë nuk e lidhin me kancerin e gurmazit.

Sipas doktorit Mehanna, njerëzit që ndërrojnë partnerë intimë dhe praktikojnë seksin oral janë më të rrezikuarit, sepse kanë një rrezik nëntë herë më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gurmazit.

Në një term më profesional quhet karcinoma orofaringeale dhe shfaqet, siç e kemi përmendur tashmë, në pjesën e pasme të fytit dhe bajameve.

Numri i rasteve të kancerit të faringut është padyshim në rritje. Më parë si shkaktarët kryesorë të kancerit të fytit fajësoheshin për çdo gjë cigaren dhe alkoolin, por sot e dimë që HPV mbart edhe rreziqe të mëdha. Në të njëjtën kohë, duhet analizuar dhe interpretuar qartë se HPV është kryesisht përgjegjës për kancerin e faringut, pra të pjesës së pasme të fytit, ndërsa në rastin e kancerit të zgavrës së gojës, alkooli dhe cigaret, janë ende më të rrezikshmet.

Arsyeja e shifrave më të larta qëndron në faktin se kanceri i faringut është i ndarë në klasifikimet mjekësore zyrtare dhe monitorohet veçmas, gjë që nuk ishte rasti më parë.

Sot, kanceri i fytit trajtohet kryesisht me radioterapi, ndryshe nga dikur kur trajtohej kryesisht me metoda kirurgjikale. Është e rëndësishme të zbulohet sa më herët sepse shanset për shërim janë më të mëdha atëherë, e sa i përket simptomave, mjekët thonë se nuk janë shprehur aq qartë sa që dikush t’i lidh menjëherë me ndonjë sëmundje të rrezikshme.

Zakonet e shëndetshme mund të parandalojnë llojet e zakonshme të kancerit dhe zbulimi i hershëm është çelësi për një kurë të plotë.

Çelësi i shëndetit është shpesh në duart e vetë pacientit, thonë ekspertët.

Kështu, për shembull, mund të paraqiten vështirësi në gëlltitje, dhimbje gjatë gëlltitjes dhe përtypjes së ushqimit të thatë ose dhimbje në vesh dhe në të njëjtën kohë mund të shfaqen gunga në qafë, që do të thotë se sëmundja tashmë është përhapur në nyjet limfatike dhe në gjak, gjë që tregon gjithashtu se kanceri nuk është më në një fazë të hershme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori