KUJDES: Kështu nuk bën assesi të shkrini mishin e pulës por as mishrat e tjerë para se t’i zini
Shkrirja e mishit të pulës dhe i mishrave të tjerë mund të jetë rrezik për shëndetin! Ja përse nuk është mirë të veproni kështu!
Në të vërtetë, kur mishi qëndron gjatë në temperaturë dhome, krijimi i baktereve është i pashmangshëm, madje ato barten edhe në duart tuaja, në lecka të kuzhinës, në enë dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Edhe më keq është shkrirja e mishit në furrë me mikrovalë, sepse, pos që temperatura e lartë i përshtatet zhvillimit të baktereve, dëmtohet edhe tekstura e mishit.
Ajo që është më së miri duhet që një natë para se ta gatuani gjellën, mishin duhet ta zhvendosni nga frizi në frigorifer.
Ekziston edhe një metodë e shpejtë – mishin futeni në qese plastike, lidheni qesen mirë dhe vendoseni në një enë me ujë të ftohtë. Është shumë me rëndësi që uji të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me mishin. Assesi mos e përdorni ujin e ngrohtë, por vetëm të ftohtë.
Mbase nuk e keni ditur, mirëpo nëse nuk keni kohë, fare nuk ka nevojë ta shkrini mishin e pulës!
Bëjeni me erëza dhe futeni në furrë apo zieni si zakonisht dhe çdo gjë do të jetë sikur ta kishit shkrirë, vetëm që përpunimi termik patjetër duhet të zgjatë dyfish më shumë.
Kjo mënyrë e përgatitjes nuk rekomandohet vetëm kur e fërgoni mishin, sepse vazhdimisht do të lëshojë ujë dhe do të spërkatë në të gjitha anët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTavë dheu
Trileqe
Speca të pjekur e të skuqur, të mbushur me djathë!
Kifle me Pure Patateve për 12 minuta
Krejt ka pak - Palpeta në furrë - Emisioni 3
Beef Wellington: Receta e biftekut që e bëri Gordon Ramsay-n një yll
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë