LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Krijimi i reformës zgjedhore, proces i vështirë (Video)

Kuçi: Krijimi i reformës zgjedhore, proces i vështirë (Video)

Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur rreth krijimit të reformës zgjedhore ka theksuar se fillimisht është mirë që të parashtrohet pyetja se a duhet të kemi reformë zgjedhore?

Ai ka theksuar se për të krijuar reformën zgjedhore, fillimisht është mirë të dimë se çfarë duam të ndryshojmë.


“Kemi krijuar një përvojë dhe pak a shumë duhet me i pa edhe sistemet tjera, sepse për me ndryshua diçka duhesh me ditë se çfarë po donë me ndryshua”, ka thënë Kuçi në emisionin “Përballje”, transmeton Telegrafi.

Kuçi ka theksuar se në rast të krijimit të reformës zgjedhore atëherë do të ndodhin edhe ndryshime Kushtetuese, duke bërë të ditur se Kushtetuta ndërrohet me 2/3 e votës dhe 2/3 e votave të pakicës të vendeve të rezervuara.

“Edhe nëse duhet është në pikëpyetje se a mundemi sepse nuk janë veç partitë shqiptare por janë edhe partitë e pakicave. Ky proces është i vështirë dhe jo i lehtë dhe duhet shtruar pyetja se a duhet të ndodh reforma zgjedhore?”, theksoi Kuçi. /Telegrafi/