LAJMI I FUNDIT:

Ku gaboni kur vendosni për jetë të përbashkët me partnerin

Ku gaboni kur vendosni për jetë të përbashkët me partnerin

Mos e filloni jetën e përbashkët nëse nuk jeni të sigurt që vërtet e doni atë

Mos lejoni që marrëdhënia t’ju caktojë financat dhe dëshirat e familjes përfundimisht t’i shkurtoni. Para jush janë katër gjëra të cilat ju flasin që vërtet keni vepruar mirë kur keni vendosur për jetë të përbashkët, transmeton Telegrafi.

Keni filluar të jetoni bashkë për shkak të ndarjes së shpenzimeve

Nëse për shkak të uljes së shpenzimeve keni filluar jetën e përbashkët, në fillim do të jetë bukur dhe krejtësisht në rregull.

Mirëpo, më vonë mund të ndodhin grindje dhe dallime në qëndrime, si edhe deri te ndarja e punëve shtëpiake. Në atë rast, për të shpëtuar edhe lidhjen edhe dashurinë, më së miri është të jetoni ndaras dhe të dashuroheni si edhe më parë. Keni qenë të lumtur para se keni filluar jetën e përbashkët.

Keni qenë të kënaqur me lidhjen dhe marrëdhënien para bashkëjetesës?

Ndiheni të frenuar gjatë jetës së përbashkët? Nëse përgjigjja këtyre pyetjeve është po, kthehuni në mënyrën e vjetër të funksionimit dhe vazhdoni të jetoni në banesa të ndara.

Ajo që është me rëndësi është që t’ia sqaroni partnerit që po e bëni këtë për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve dhe jo për shkak që nuk e dashuroni.

Fëmijët nga martesa e mëparshme nuk e duan bashkëjetesën me partnerin tuaj

Ndonjëherë prindi dëshiron që ai i cili nuk është prind i fëmijëve të tij të ndihmojë pak, ndërsa ndonjëherë pret edhe më shumë, andaj mbetet në banesë për shkak të asaj që konsideron që për fëmijët është më mirë t’i kenë të dy prindërit.

Megjithatë, për fëmijët jo rrallë është më mirë të mos njohin partnerin e ri të prindit të tyre, së paku derisa të kalojë një periudhë e caktuar kohore. Për këtë shkak është më e lehtë që të konsultoheni e fëmijët me rastin e vendosjes dhe të merrni parasysh edhe çfarë atyre u përshtatet.

Jetët tuaja janë jokompatibile

Nëse njëri ndër jush punon në ndërresën e tretë, ndërkaq tjetri në të parën nga ora 9 deri në orën 17, ndoshta më mirë do të ishte që për shkak të paqes në lidhje të jetoni ndaras.

Situata është e njëjtë edhe më mirë është që të jetoni secili në banesën e vet nëse njëri partner i do daljet me shokë, shoqërinë dhe organizimin e ahengjeve, ndërsa tjetri dëshiron kohën vetëm për vete. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori