LAJMI I FUNDIT:

KTHEJE MBAPSHT

KTHEJE MBAPSHT

Nga: Noel Gallagher (kënga “”Roll It Over” i grupit OASIS, nga albumi “Standing on the Shoulder of Giants”, viti 2000)
Përktheu: Fadil Bajraj

Mund t’ju jap një mijë arsye
për të ngritur barrikadë
e fajësoj ndryshimin e stinëve
për mendimet që i kam
tëhuajësuar

a ndreq kjo farë pune
kjo s’ndreq kurrfarë pune

që ta përmbys mbi shpirtin tim e
t’më lërë këtu
ta rrokullis mbi shpirtin tim e
ta lë këtu
shikoji përreth këta njerëz
plastikë
që jetojnë pa brenga
përpiqen të ulen në tavolinën
time
por kurrë s’marrin karrige