Ai tha se momentalisht është duke u ndjerë mjaftë mirë dhe ka filluar me përgatitje të lehta.

“Kam filluar stërvitjet me skuadrën, por momentalisht jam duke bërë ushtrime të lehta. U ndjeva shumë keq kur humba ndeshjen ndaj Kozhuvit, por e rëndësishme ishte që shënuam fitore”, deklaroi Shaptahoviq.


Tutje, ai vazhdoi duke thënë se siç është duke shkuar trajtimi i këmbës, pritet që të rikthehet në parket në ndeshjen e radhës në Ballkan Ligë, kundër Levski Sofias në Bullgari.

Të kujtojmë që fundori i skuadrës pejane nuk u paraqit fare në ndeshjen e fundit të luajtur në kuadër të Ligës Ballkanike përballë Kozhuvit të cilët e fituan ‘verdhezinjtë’ me rezultat 68:62. /Tribuna/Telegrafi/
 

telegrafi sport app