LAJMI I FUNDIT:

Kthehet prapa një aeroplan privat me tre miliarderë dhe shoqërueset e tyre, mbylljen si pasojë e coronavirusit donin ta kalonin në një hotel luksoz në Francë

Kthehet prapa një aeroplan privat me tre miliarderë dhe shoqërueset e tyre, mbylljen si pasojë e coronavirusit donin ta kalonin në një hotel luksoz në Francë

Forcat policore e kanë pritur në aeroport një aeroplan privat, duke mos lejuar asnjë prej pasagjerëve të dilnin përjashta, derisa u kthyen sërish prej nga kishin ardhur.

Pasagjerët e aeroplanit, ishin tre miliarderë britanikë, që kishin udhëtuar nga Londra për në Marseille të Francës, së bashku me disa shoqëruese dhe shërbëtorë, ndërsa donin të kalonin  si pasojë e coronavirusit në një hotel luksoz, ku për një natë duhet të paguhen rreth 70 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Por, mbrojtësit e rendit nuk e lejuan një pushim të tillë dhe e detyruar aeroplanin të kthehej, pasi qëndroi për tri orë në aeroport, derisa gjithçka ishte gati për rinisje.

Në videon e realizuar brenda këtij aeroplani, shihen policët teksa qëndrojnë në pistë dhe nuk lejojnë asnjë negociatë me pasagjerët që insistonin të zbrisnin nga aeroplani.

Sipas njërit nga pjesëmarrësit në këtë udhëtim, është thënë se ata nuk ishin turistë të zakonshëm, por miliarderë, që donin të bisedonin për një projekt, si pjesë e të cilit do të punësoheshin 900 njerëz.

Njoftimet për shoqëruese ai i ka hedhur poshtë, duke thënë se në bord kishte roja sigurimi, sekretare dhe përkthyese, ndërsa autoritetet e sigurisë janë budallenj që nuk i pranuan.

Gjatë kësaj kohe të pandemisë, kur Franca i ka ndaluar të gjitha udhëtimet, nuk është bërë kompromis as për këta pasanikë që donin të shpenzonin shumë në vilat private të një hoteli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori