Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja shihet shpërthimi, përkatësisht “shtrirja” e një llave të shkrirë të vullkanit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të regjistruara nga një banor i Hawait, i cili është kthyer në shtëpinë për të marrë disa gjëra.

Por siç edhe mund të shihet, ai është “befasuar” nga vullkani, pasi që llava e tij veçse i kishte “trokitur te dera e shtëpisë”.

Siç kanë raportuar mediat, dhjetëra objekte janë shkatërruar nga vullkani shpërthyes. /Telegrafi/