LAJMI I FUNDIT:

Kthehet nga SHBA-ja për investime në Kosovë, mërgimtari pendohet pas sfidave që i dalin

Kthehet nga SHBA-ja për investime në Kosovë, mërgimtari pendohet pas sfidave që i dalin

Një bashkatdhetarë është kthyer nga Amerika në Kosovë për të investuar, por ende pa filluar investimin atij i kanë dalë probleme.

Jeton Hasanaj është kthyer nga Amerika në Meje të Gjakovës për të ndërtuar një jetë të re.


Krahas problemeve tjera që ka kjo lagje, rrjeti i dobët elektrik mbetet një problem shumë i madh.

“KEDS-i ka ardhur këtu dhe kanë parë gjendjen e shtyllave. Fotografimi është bërë. Masat janë marrë. Na kanë thënë se kur të vini në radhë do të intervenojmë, por i bëra gati një vit dhe nuk ka reagim”, shprehet për RTK-në qytetari Jeton Hasanaj, përcjell Telegrafi.

Edhe banorët tjerë po ankohen për sistemin energjetik dhe shtyllat.

Ata thonë se shtyllat deri më tani i kanë vendosur me vet kontribut.

“Ndoshta nuk ja ka vlejtur të kthehemi nga SHBA. Por po shpresojmë se do të bëhet mirë”, shprehet tutje mërgimtari.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thotë se çështje e zhvendosjes së shtyllave është e rregulluar me ligj.

Ai thotë se pala kërkuese duhet të bëjë kërkesë në KEDS, derisa ky i fundit iu jep mbështetje teknike.

Ai thotë se dislokimi sipas ligjit bëhet nga vet qytetari që ka bërë kërkesën.

Ndryshe, banorët thonë se këto ditë pritet asfaltimi i rrugës dhe sipas tyre do të ishte i mirëseardhur edhe ndërrimi i shtyllave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori