LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në punë Blloku B1

Kthehet në punë Blloku B1

Problemet teknike tek njësia B1, janë evituar sonte rreth orës 18:00, thuhet në një kumtesë të KEK-ut.

“Duke ju referuar planifikimit preliminar, kjo njësi do të duhet të jetë në sistem rreth orës 02:00, eventualisht 03:00 të mesnatës! Edhe pse njësia B1, sipas planifikimit, është paraparë të ristartohet ditën e nesërme në mesditë, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kjo njësi u ristartua sonte”, thotë njoftimi. /Telegrafi/