LAJMI I FUNDIT:

KSI Maqedoni mbajti mbledhje, nuk rekomandon masa të reja kufizuese

KSI Maqedoni mbajti mbledhje, nuk rekomandon masa të reja kufizuese

Komisioni për Sëmundje Infektive informon se sot ka mbajtur mbledhje në të cilën e ka shqyrtuar situatën me pandeminë në vend.

Nga KSI informojnë se në javën e fundit është vërejtur rritje e lehtë e rasteve të reja me COVID-19 (8.5%), që është shumë më pak në krahasim me javën paraprake (55%).


Sipas KSI-së, Maqedonia e Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë të virusit, por me kapacitete adekuate për reagim.

“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, d.m.th. mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është me rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë COVID-pozitiv, të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska”.

“Rekomandimi/apeli i fortë mbetet për të gjithë qytetarët, dhe veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikut për ecuri më të rëndë të sëmundjes, t’u përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të konfirmuara për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve apo dezinfektimi, shmangia e turmave dhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e KSI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori