LAJMI I FUNDIT:

KSHZ vendos: Rivotimi në Komunën e Çairit do të mbahet të dielën

KSHZ vendos: Rivotimi në Komunën e Çairit do të mbahet të dielën

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për përsëritjen e votimeve në vendvotimin me numër 2901 në Çair.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotshme të KSHZ-së, me 8 vota pro dhe asnjë kundër. Arsyetimi për vendimin ka qenë se rezultati në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve në Komunën e Çairit.

Pas këtij vendimi, rivotimi do të mbahet më 12 nëntor, gjegjësisht 14 ditë pas mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Në Çair do të rivotohet në një vendvotim
Lexo po ashtu Në Çair do të rivotohet në një vendvotim