LAJMI I FUNDIT:

MOST: KShZ të sqarojë nga i ka numrat për votuesit kontestues

MOST: KShZ të sqarojë nga i ka numrat për votuesit kontestues

Lista zgjedhore nuk guxon të jetë lëndë e marrëveshjeve partiake, pohojnë kategorikisht nga Organizata qytetare Most, njofton Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Komisioni Shtetëror zgjedhor duhet qartë dhe në mënyrë të saktë të sqarojë nga i ka siguruar këto shifra të votuesve kontestues, për të cilët janë duke biseduar partitë në “Përzhino” dhe si kanë arritur deri te ato.


Për Most është e paqartë, nëse shifra prej 40 000 votuesve të cilët duhet vetë të paraqiten sepse në të kundërtën do të shlyhen nga Lista zgjedhore, dhe ato 170.000 mërgimtarë të cilët do të vendosen në listë të veçantë, janë fituar me kontroll administrativ ose me kontroll në terren.

Për to është në veçanti kontestues kontrolli i terrenit. Edhe pse janë autorizuar ta mbikëqyrin kontrollin në terren, kjo iu është lejuar vetëm në njësitë rajonale të KShZ, me se iu është pamundësuar qasje e tërësishme e procesit.

Sipas tyre një pjesë e zyrave rajonale nuk kanë bashkëpunuar me mbikëqyrësit e tyre dhe nuk u kanë dhënë informata./Telegrafi/