LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i Kuq: Emigrantët po vdesin në Bosnje

Kryqi i Kuq: Emigrantët po vdesin në Bosnje

Vetëm një ditë përpara zjarrit që lëndoi 32 vetë në një kamp emigrantësh në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës, kryqi i kuq ndërkombëtar kishte dhënë alarmin për gjendjen e vështirë të refugjatëve në këtë vend.

“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, thoshte organizata humanitare, e cila kujtoi sesi disa prej tyre kishin ndërruar jetë ndërsa kërkonin strehim.


Kampi Miral ku ra zjarri strehon 500 emigrantë.

Të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës, por episodi që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi, ndihmoi të tërhiqej vëmendja tek gjendja e mjerueshme e këtyre të huajve që kanë mbetur të bllokuar atje.

Zjarri në një kamp të migrantëve në Bosnje - 29 persona të lënduar
Lexo po ashtu Zjarri në një kamp të migrantëve në Bosnje - 29 persona të lënduar

Përpara disa javësh, thotë Indira Kulenoviq e Kryqit të Kuq, tre emigrantë që flinin në një ndërtesë të braktisur u dogjën të gjallë nga zjarri i nisur nga qirinjtë që përdornin për ndriçim. Shumë shpejt pas kësaj, një tjetër ra nga katet e larta të godinës ku qëndronte dhe vetëm javën e kaluar një burrë i vuri flakën vetes nga depresioni.

“Gjendja psikologjike e këtyre njerëzve është shumë e rënduar”, thotë ajo.

Rreth 25 mijë persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.

Vetëm rreth 3,500 prej tyre janë akomoduar në qendrat e përkohshme, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve. /TCH/Telegrafi/