LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Për të fituar liberalizimin e vizave, duhet të çlirojmë shtetin nga politikanët e korruptuar dhe krimi

Kryeziu: Për të fituar liberalizimin e vizave, duhet të çlirojmë shtetin nga politikanët e korruptuar dhe krimi

Taulant Kryeziu, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve është e drejtë themelore.

Përmes një shkrimi, Kryeziu ka theksuar se Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i cili nuk gëzon lëvizjen e lirë në zonën Shengen.


“Lëvizja VETËVENDOSJE ka misionin e qartë: për të fituar liberalizimin e vizave dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, fillimisht na duhet të çlirojmë shtetin nga politikanët e korruptuar dhe krimi. Lëvizja VETËVENDOSJE beson se fillimisht duhet kthyer besimi i qytetarëve tek pastërtia dhe kredibiliteti i politikanëve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo bëhet vetëm me largimin e klasës politike e cila ka kapur shtetin e Kosovës, e cila ka mbyt të ardhmen e të rinjve dhe e cila ka izoluar qytetarin”, ka shkruar Kryeziu.

Shkrimi i plotë:

Lëvizja e lirë është e drejtë themelore. Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i cili nuk gëzon lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Çysh nga maji 2016, kur BE-ja kërkoj nga Kosova luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, institucionet tona nuk arritën të përfundojnë as edhe një rast të vetëm të profilit të lartë të korrupsionit. Institucionet nuk arritën të dënojnë as edhe 1 ditë ndonjë politikan, apo të konfiskojnë edhe 1 cent nga pasuria e pa ligjshme e tyre.
Këtë vit shteti ynë feston 11 vite pavarësi nga një agresor i jashtëm. Tani ka ardhur koha për pavarësinë nga agresori i brendshëm – nga kriminelët dhe korruptuarit.
11 vite nga pavarësia, Raporti i Vendit 2019 thotë: “Korrupsioni është i përhapur në gjitha nivelet institucionale, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik”. Më 29 nëntor 2018, Rezoluta e Parlamentit Evropian tha: “shprehim shqetësim për korrupsionin i cili është i përhapur në gjitha nivelet institucionale, dhe elementet e shtetit të kapur”.
Lëvizja VETËVENDOSJE ka misionin e qartë: për të fituar liberalizimin e vizave dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, fillimisht na duhet të çlirojmë shtetin nga politikanët e korruptuar dhe krimi.
Lëvizja VETËVENDOSJE beson se fillimisht duhet kthyer besimi i qytetarëve tek pastërtia dhe kredibiliteti i politikanëve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo bëhet vetëm me largimin e klasës politike e cila ka kapur shtetin e Kosovës, e cila ka mbyt të ardhmen e të rinjve dhe e cila ka izoluar qytetarin.
Lëvizja VETËVENDOSJE do të vendos vlera Evropiane të qeverisjes dhe do të qeveris më figura që gëzojnë integritet të lartë publik dhe moral.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Lëvizja VETËVENDOSJE me pastërtinë saj politike është i vetmi subjekt politik i cili mund garantoj pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Lëvizja VETËVENDOSJE beson verbërisht në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Politika asnjëherë nuk guxon të ndërhy në punën e organeve ligj-zbatuese. Sidoqoftë, neve do të kërkojmë përgjegjësi nga prokuroria dhe sistemi gjyqësor. Qytetari pret që fuqia e hekurt e drejtësisë të tregoj veten tek i fuqishmi, jo tek i dobëti, te politikanët e korruptuar që kanë vjedhur shtetin, jo te qytetari i rëndomtë të cilit i ka mbetur vetëm djersa e tij.
VETTING-u në sistemin e drejtësisë që nënkupton shoshitja e pastërtisë se figurës gjithë prokurorëve dhe gjyqtareve, policisë se Kosovës dhe inteligjencës, është kushti kryesor për të mundësuar vendosjen e individëve me integritet te plote, kredibilitet te cilët janë të aftë për të hetuar dhe gjykuar profile te larta politike.
Vetëm me ketë vullnet politik ne mund te bindim venet anëtare hezituese te cilat vendimmarrjen për liberalizimin e vizave e kane lidhur kryekëput me luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Prandaj, me besimin dhe kredibilitetin që do e kthejmë tek sistemi i drejtësisë, ne besojmë fuqishëm se vetëm qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE mund të siguroj ç’kapjen e shtetit nga të korruptuarit dhe kriminelët dhe të siguroj lëvizjes e lirë për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori