LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Monitoruesja jonë në Gjakovë u sulmua nga një vajzë dhe tre meshkuj (Video)

Kryeziu: Monitoruesja jonë në Gjakovë u sulmua nga një vajzë dhe tre meshkuj (Video)

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu në intervistën për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, duke folur për punën e Kuvendit të Kosovës dhe procesin e fushatës zgjedhore, ka sqaruar edhe sulmin e bërë dje në Gjakovë ndaj monitorueses së tyre.

Kryeziu u shpreh se beson që organet kompetente do ta bëjnë të qartë motivin e këtij incidenti.


“Duhet t’iu bëjmë me dije partive politike se ne jemi aty për të vëzhguar fushatën. Dje në Gjakovë pas përfundimit të një takimi publik të një subjekti politik, ka ndodhur një incident ku është sulmuar monitoruesja jonë pas daljes nga tubimi, është sulmuar nga një vajzë tjetër e cila ka qenë e shoqëruar nga një grup prej tre meshkujve. Monitoruesja rastin e ka paraqitur në Polici ku ka dhënë deklaratë”, u shpreh Kryeziu.

Ai shpreson që sulmi nuk ka të bëjë asgjë me punën e monitorueses në vëzhgimin e fushatës.

Sipas tij dhuna është e patolerueshme, dhe ajo dëmton procesin zgjedhor.

“Ende nuk dihet saktësisht motivi i këtij incidenti. Besoj që organet kompentete do ta bëjnë të qartë motivin e këtij incidenti. Dhuna është e patolerueshme në proceset zgjedhor”, u shpreh Kryeziu. /Telegrafi/