Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që njihen si Gjykata Speciale, Ekaterina Trendafilova ka thënë se drejtësia do të garantohet dhe se puna e kësaj gjykate do të flasë vetë.
Ajo tha se Gjykata Speciale funksionon pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt dhe se gjykatësit janë të pavarur.
“Dhomat e Specializuara funksionojnë pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt, politike apo ndonjë tjetër. Dhomat e Specializuara (DHSK) dhe gjykatësit janë të pavarur, nuk veprojnë sipas udhëzimeve të askujt dhe drejtohen vetëm nga ligji. Të tre menaxherët dhe të gjithë gjyqtarët. Çdo shkelje e këtij detyrimi, megjithëse nuk besoj se do të ketë, do t’i nënshtrohet mekanizmave disiplinorë përkatës”, tha Trendafilova në një intervistë për mediumin serb “Politika”.
Ajo tha se në Hagë, “ata e bëjnë betimin e tyre shumë seriozisht dhe, si gjykatës, janë të vendosur ta mbrojnë integritetin e procedurave dhe ta ruajnë pavarësinë dhe paanësinë e tyre”.
Trendafilova tha se ka përpjekje për ta minuar legjitimitetin e Gjykatës Speciela, por sipas saj kjo gjykatë do të merret vetëm me mandatin e saj.
“Ka përpjekje për ta minuar legjitimitetin e DHSK-së, por ato nuk janë të reja dhe sigurisht që do të zgjasin sa të ekzistojë kjo gjykatë. Ne nuk do të përfshihemi në ndonjë debat politik, por do të merremi me atë që është mandati i DHSK-së, dhe kjo është që të sigurojmë drejtësi”, shtoi ajo, transmetojnë mediat.
Kryetarja e Speciales shton se publiku, “përfshirë ai serb, do të jenë në gjendje të konkludojnë vetë nëse DHSK-ja e ka përmbushur rolin që i është besuar nga mandati i saj”.
“Unë besoj se puna e DHSK-së, urdhëresat dhe vendimet do të flasin vetë. Në këtë drejtim, DHSK-ja përpiqet të sigurohet që publiku të informohet me saktësi, në kohën e duhur dhe në një mënyrë transparente”, tha Trendafilova.
E pyetur për të komentuar mbi opinionin mbizotërues publik se puna e kësaj gjykate ndikohet nga interesat dhe urdhrat ndërkombëtarë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, dhe se aktakuzat janë pjesë e një kompromisi të ardhshëm në lidhje me njohjen e Serbisë nga Kosova, ajo tha se “DHSK-ja është një institucion gjyqësor, nuk është institucion politik”.
“Ne nuk ndjekim udhëzimet e askujt. Kjo është një gjykatë e themeluar në përputhje me marrëveshjen e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe e përqëndruar ekskluzivisht në kryerjen e procedurave gjyqësore të sigurta, të drejta, të paanshme dhe të pavarura”.
Trendafilova thotë se siguria e viktimave dhe dëshmitarëve që paraqiten para Gjykatës Speciale është e një rëndësie të madhe.
“Për këtë qëllim, ekziston një shërbim i specializuar në DHSK, detyra e të cilit është të sigurojë mbrojtje dhe mbështetje për viktimat dhe dëshmitarët, para, gjatë dhe pas gjykimit. Për t’i mbrojtur ata, aktivitetet e këtij shërbimi janë rreptësisht konfidenciale. Gjyqtarët mund të urdhërojnë masa mbrojtëse gjatë gjykimit, të tilla si fshirja e emrave nga regjistrat, caktimi i pseudonimeve, aplikimi i një mase të ndryshimit të karakterit ose zërit dhe lëshimi i urdhrave për të dëshmuar në seancë të mbyllur ose gjysmë të mbyllur”, tha kryetarja e Gjykatës Speciale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë